2024.10.26 Sinodo dei Vescovi - XVII Congregazione Generale 2024.10.26 Sinodo dei Vescovi - XVII Congregazione Generale

Papa: Sinodi, harmoni ndërmjet dallimeve e shenjë paqeje në kohë

Papa: "nga Sinodi kemi një detyrë që shton mbrojtjen dhe promovimin e harmonisë së përhapur nga Shpirti Shenjt në Kishë dhe në "marrëdhëniet ndërmjet Kishave, me gjithë lodhjen, tensionet, ndarjet që shënojnë rrugën e saj drejt dukjes së plotë të Mbretërisë së Zotit".

R.SH. / Vatikan

Në fjalimin, në përfundim të punimeve, dje në Vatikan, Papa Françesku njoftoi se nuk dëshiron të botojë nxitje apostolike post-sinodale: teksti përfundimtar përmban "shpjegime tashmë shumë konkrete" për zgjedhje, që përfshijnë të gjithë bashkësinë kishtare. I fton burrat dhe gratë e Kishës të mos jenë kurrë "të ngurtë" ndaj askujt, por t’i mirëpresin "të gjithë, të gjithë, të gjithë".

“Dokumenti është dhuratë për të gjithë Popullin e Zotit, në larminë e shprehjeve të tij”. Kështu e interpreton Papa Françesku “frutin e viteve, të paktën tre, në të cilat dëgjuam Popullin e Zotit”, që shënon përfundimin e asamblesë së përgjithshme të zakonshme të XVI të Sinodit. Në përshëndetjen e tij në fund të veprës, Papa citoi vargjet e Madeleine Delbrêl, "mistikja e periferive" dhe njoftoi se nuk ka ndërmend të botojë nxitje apostolike pasi, shtoi, Dokumenti përfundimtar i Sinodit përmban "tashmë shpjegime shumë konkrete", disa prej të cilave, "për të arritur zgjedhje që përfshijnë të gjithë Kishën", ndaj "duhet kohë".

Të gjithë, të gjithë, të gjithë! Askush jashtë

Një dhuratë, ajo e Dokumentit, të cilën Papa Françesku e shumëzoi për tre. Dhuratë për të, si Ipeshkëv i Romës – të cilën e kujton kështu: "duke thirrur Kishën e Zotit në Sinod, e dija se kisha nevojë për ju, ipeshkvij dhe dëshmitarë të rrugës sinodale: faleminderit!" – kryet detyrën e tuaj "duke praktikuar dëgjimin". Një detyrë që shton mbrojtjen dhe promovimin e harmonisë së përhapur nga Shpirti Shenjt në Kishë dhe në "marrëdhëniet ndërmjet Kishave, me gjithë lodhjen, tensionet, ndarjet që shënojnë rrugën e saj drejt dukjes së plotë të Mbretërisë së Zotit". Një banket, siç na fton të mendojmë Isaia profet për të, i hapur “për të gjithë, me shpresën që askush të mos mungojë”, kujton Papa.

“Të gjithë, të gjithë, të gjithë! Askush jashtë, të gjithë. Kjo është fjala kyçe: ‘harmonia’. Çka bëri Shpirti, manifestimi i parë i fortë, në agimin e Rrëshajëve, është të harmonizojë të gjitha këto dallime, të gjitha këto gjuhë, të gjitha këto gjëra. Harmonia. Kështu na mëson Koncili II i Vatikanit kur thotë se Kisha është "si sakrament": është shenjë dhe mjet i pritjes së Zotit që tashmë e ka përgatitur tryezën, e pret”.

Sa keq është në Kishë kur ngrihen mure

Faktet e pëshpëritura të "fjalëve të dashurisë" që Hiri i Zotit i dhuron përmes "shpirtit të tij" në zemrën e secilit, duhet të përforcohen "pa ngritur mure", duke shmangur sjelljen e "shpërndarësve të Hirit, që përvetësojnë thesarin e synojnë t’ia lidhin duart Zotit të Mëshirshëm”. Papa Françesku kujton qëndrimin e kërkuar në fillim të Kuvendit Sinodal. Si kërkoi "falje", si u ndje "i turpëruar, duke pranuar se jemi të gjithë ata që u  mëshiruam". E në vijim shton duke folur lirisht:

“Sa dëm bëjnë gratë dhe burrat e Kishës kur ndërtojnë mure, sa dëm! Të gjithë, të gjithë, të gjithë!”

 Ngurtësia është mëkat

"Mbi të gjitha, të mos të jesh i ngurtë", ishte një nga nxitjet e "mistikes së periferisë", Madeleine Delbrêl, poetes franceze, nga e cila Papa citon "disa vargje të saj që janë lutje". Dhe, përsëri duke folur lirisht, thotë: “ngurtësia është mëkat, është mëkat që shpesh hyn tek klerikët, burrat dhe gratë e kushtuara”.“Mbasi mendoj se ndoshta kemi edhe tepër njerëz që, gjithmonë, flasin për t'ju shërbyer, me qëndrimin e një lideri:

“[...] Na lejoni ta jetojmë jetën tonë jo si lojë shahu ku gjithçka llogaritet, jo si lojë ku gjithçka është e vështirë, jo si teoremë, që na thyen kokën, por si festë e pafund, ku takimi yt ripërtërihet, si vallëzim në krahët e hirit tënd, në muzikën që mbush universin me dashuri”.

Porosi konkrete për popujt e Tokës

Një poezi prekëse tingëllon në sfondin e Dokumentit përfundimtar dhe treguesve të tij, tashmë "shumë konkret" dhe "udhërrëfyes për misionin e kishave, në kontinente të ndryshme, në kontekste të ndryshme", deri në atë pikë kur Papa shpall se ai nuk ka ndërmend të publikojë një nxitje apostolike pas sinodit: "mjafton ajo që kemi miratuar":

“Kështu, dua të njoh vlerën e udhës sinodale të përfunduar, të cilën nëpërmjet këtij Dokumenti ia dorëzoj popullit të shenjtë të Zotit”.

Konkretoni "përshtatshmërinë e dallimeve".

Një tekst që na fton “t’i japim formë reale gjallërisë së dallimeve”, duke bërë thirrje për dëshmimin e paqes “në këtë kohë lufte”, vë në dukje Françesku, duke shtuar se për disa aspekte të trajtuara dhe të diskutuara gjatë Asamblesë “duhet kohë" për të "arritur zgjedhje që përfshijnë të gjithë Kishën". Kjo nuk do të thotë "shtyrje e vendimeve për një kohë të pacaktuar", por korrespondon "me stilin sinodal" në të cilin veprime të tilla si dëgjimi, dallimi dhe vendimmarrja shoqërohen me çaste pauze, heshtjeje dhe lutjeje.

Është një stil që po e mësojmë së bashku, pak nga pak. Shpirti Shenjt na thërret dhe na mbështet në këtë mësim, të cilin duhet ta kuptojmë si  proces kthimi në besim.

Vlera e dëshmisë konkrete

Françesku zgjeron perspektivën e "dhuratës" për "të gjithë njerëzit e Zotit". Nëse është "e qartë" se "jo të gjithë" do ta lexojnë Dokumentin, përmasa e dëshmisë së gjallë të tekstit për ta bërë atë "të arritshme në Kishat lokale" merr edhe më shumë rëndësi. Pa të, vëren Papa, "përvoja e përfunduar do të humbiste shumë nga vlera e saj".

Ecja së bashku është e mundur

Së fundmi, vlerat e zbuluara nga Kuvendi nuk mund të mbahen “për vete”.

Ajo që kemi përjetuar është dhuratë, të cilën nuk mund ta mbajmë për vete. Shtysa që vjen nga kjo përvojë, pasqyrim i së cilës është Dokumenti, na jep kurajon të dëshmojmë se është e mundur të ecim së bashku në diversitet, pa dënuar njëri-tjetrin.

 Nga fjalët në vepra

Së fundi, Papa fton për të lexuar traktatin e Shën Bazilit mbi Shpirtin Shenjt, që është harmoni. Dhuna, varfëria, indiferenca janë disa nga plagët që Pasardhësi i Pjetrit i identifikon dhe i nënvizon. "Së bashku", shton ai, "me shpresën që nuk zhgënjen" dhe "të bashkuar në dashurinë e Zotit të pranishme në zemrat tona" do të jetë e mundur "jo vetëm ta ëndërrojmë paqen, por edhe të angazhohemi me të gjitha forcat tona, sepse, ndoshta edhe pa folur aq shumë për sinodalitetin”, “realizohet përmes proceseve të dëgjimit, dialogut dhe pajtimit”.

“Kisha sinodale për misionin, tani, ka nevojë që fjalët e përbashkëta të shoqërohen me fakte”.

27 tetor 2024, 12:41