Papa u shkruan kardinajve të rinj: titulli i "shërbëtorëve" ta errësojë atë të “hirësive”
R.SH. – Vatikan
Duke pasur parasysh koncistorin e 7 dhjetorit për krijimin e 21 kardinajve të rinj, shpallur të dielën e kaluar, Papa Françesku u dërgon atyre një letër në spanjisht, e cila publikohet sot.
Sytë lart, duart në lutje, këmbët zbathur
Secilit, Françesku i uron mirëseardhjen në klerin e Romës. Kjo përkatësi, shkruan Papa, "shpreh unitetin e Kishës dhe lidhjen e të gjitha Kishave me këtë të Romës". Papa përmend poetin argjentinas Francisco Luis Bernárdez, i cili e përshkruante Shën Gjonin e Kryqit, duke vënë në dukje tre qëndrime ("sytë lart, duart në lutje, këmbët zbathur"), të cilat i përshtaten mirë kardinalatit, prandaj, duhet të mishërohen dhe të inkurajohen në këtë mision të ri:
“Sytë lart, sepse shërbimi juaj do t'ju kërkojë ta zgjeroni shikimin dhe zemrën, për të parë më larg e për të dashur më universalisht, me intensitet më të madh. Hyni në shkollën e vështrimit të Tij (Benedikti XVI), që është brinja e shporuar e Krishtit.
Duart në lutje, sepse ajo që Kishës i duhet më shumë – bashkë me Lajmin e Mirë – është lutja juaj për t’u kujdesur mirë për grigjën e Krishtit. Lutja, e cila është fushëveprimi i shoshitjes për të më ndihmuar të kërkoj dhe të gjej vullnetin e Zotit për popullin tonë dhe ta ndjek atë.
Këmbët zbathur, duke prekur ashpërsinë e realitetit të shumë anëve të botës, të shpërqendruar nga dhimbjet dhe vuajtjet, për shkak të luftës, diskriminimit, persekutimit, urisë dhe shumë formave të varfërisë, që do të kërkojnë shumë dhembshuri dhe mëshirë nga ti”.
Kardinati si shërbim
Letra përfundon me falënderime "për bujarinë" dhe me sigurinë e lutjes nga ana e Pasardhësit të Pjetrit. Papa shpreson që titulli i shërbëtorit (diakon) të errësojë gjithnjë e më shumë atë të “hirësisë”. Edhe këtu, në fund, kërkesa që kardinajtë ta shoqërojnë Papën me lutje, si edhe bekimi papnor, duke ua besuar të gjithë Virgjërës Mari.