2024.10.05 Delegazione della Associazione "Italian Family Business" AIDAF 2024.10.05 Delegazione della Associazione "Italian Family Business" AIDAF

Papa: vëllazëria e popujve është e plagosur, shtëpia e përbashkët bartë shenjat e grykësisë

Françesku priti në audiencë në bibliotekën private të Pallatit Apostolik një delegacion nga Shoqata Italiane e Bizneseve Familjare dhe bëri thirrje që guximi dhe përgjegjësia sipërmarrëse të përkthehet në kujdesin për familjen dhe për shtëpinë e përbashkët. Pastaj ftesa për të zgjeruar zemrën dhe vështrimin, duke kultivuar dëgjimin midis brezave të ndryshëm në të gjitha vendet

R. SH. / Vatikan

Papa Françesku priti sot paradite në audiencë në Vatikan delegacionin e Shoqatës Italiane të Biznesit Familjar. "Mirëserdhët ju që përfaqësoni Shoqatën Italiane të Bizneseve Familjare. Kisha është familja e Zotit dhe shikon me simpati gjithçka që është familjare. Njerëzit në radhë të parë dhe më pas familja? Jo, familja në radhë të parë dhe brenda familjes, njerëzit”, u tha Papa menjëherë të pranishmëve. “Kisha është familja e Zotit, në rastin tuaj ju karakterizon ekuilibri delikat mes familjes dhe punës, i cili shprehet me guximin dhe përgjegjësinë sipërmarrëse. Është diçka e mirë, është punë konstruktive kur guximi dhe përgjegjësia shkojnë bashkë”, pohoi Ati i Shenjtë.

“Të mos harrojmë se gjithçka është e lidhur, asgjë nuk është e izoluar. Edhe pse vëllazëria mes njerëzve dhe popujve është kaq e plagosur dhe shtëpia jonë e përbashkët mban shenjat e grykësisë së padrejtë njerëzore, gjithçka është e ndërlidhur. Edhe të këqijat kanë lidhje me të gjithë ne". Kështu tha akoma Papa Françesku në përshëndetjen drejtuar anëtarëve të Shoqatës Italiane të Bizneseve Familjare duke nënvizuar se "si misioni i Kishës, edhe biznesi juaj përgjithësisht është i rrënjosur në një territor, të cilin ju jeni thirrur ta pasuroni, si me dëshminë e lidhjeve familjare ashtu edhe me seriozitetin e angazhimit tuaj profesional.

Dhurata e fesë le të orientojë gjithnjë e më shumë praninë tuaj në realitetet lokale dhe të forcojë pjesëmarrjen tuaj në fatin e njerëzimit. Të mos harrojmë se gjithçka është e ndërlidhur, asgjë nuk është e izoluar". "Edhe gjërat e këqija kanë lidhje me të gjithë ne - shtoi Papa - Ju kërkon të banoni dimensionin lokal me një zemër universale".

05 tetor 2024, 21:15