Kërko

Ecu Film Fest, Papa: formimi i të rinjve në dialog dhe bashkëjetesë paqësore

Në telegramin e lexuar dje, në hapjen e ekspozitës që propozon filma, takime dhe përvojë për shkollat ​​e që do të vazhdojë deri më 24 nëntor në Maenza, në provincën e Latinës - Françesku uron që ngjarja "të ngjallë reflektim të ri në mbështetje të vëllazërisë njerëzore dhe respekt reciprok”. Nesër, konferenca ndërfetare dhe nisja e manifestit për “Paqe dhe barazi ndërmjet popujve

R.SH. / Vatikan

Papa uron që "festivali i rëndësishëm i filmit" - i Ecu Film Fest (Festivali Evropian i Pavarur i Filmit), tani në edicionin e tij të tretë, të nxisë një reflektim të ri në mbështetje të vëllazërisë njerëzore dhe të respektit të anasjelltë, duke inkurajuar edukimin e brezave të rinj me parimet e shëndetshme të dialogut dhe të bashkëjetesës paqësore”.

Telegrami, me bekimin apostolik të Françeskut, i nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin, u lexua në kështjellën baronale të Maenzës (në provincën Latina), në hapje të festivalit të filmave, takimeve dhe përvojave për shkollat, me temë “Roli i feve në edukimin për paqen”, që do të vijojë nga 21 deri më 24 nëntor. Papa, në mesazhin dërguar drejtorit të Festivalit, Gjon Kolndrekaj, inkurajon të gjithë pjesëmarrësit “të ndjekin rrugët e dijes të bazuara në fe, duke u bërë kështu arkitektë të një shoqërie solidare, plot harmoni”.

Konferenca ndërfetare, të shtunën 23 nëntor

Argumentet thellohen pasditen e nesërme, 23 nëntor, në Maenza, qytet ku Shën Toma i Akuinit kaloi ditët e fundit të jetës, në konferencën “Ruajtja e shpresës në kohë lufte. Dialogu ndërfetar dhe siguria e komunitetit”.

Do të  ligjërojnë Atë Gian Maria Polidoro, Frati i Vogël, themlues i Shoqatës Ndërkombëtare Assisi Pax dhe këshilltarja kishtare e Ecu Film Fest, Eva Ruth Palmieri, për Bashkësinë Hebraike të Romës; imami i Xhamisë së Romës, Nader Akkad; Abati Dario Doshin Girolami, i Qendrës Arco Zen në Romë; Arkimadriti Symeon Katsinasm i Kishës Ortodokse Greke të San Teodoro al Palatino, për hinduistët, Shivaraja Deva; për Bahá'ìs, Guido Morisco dhe për Religions for Peace Italia, partneri i Ecu Fest, presidenti Luigi De Salvia. Manifesti "Paqja dhe Barazia ndërmjet Popujve" do të nisë gjithashtu nga Kalaja Baroniale e Maenzës.

Lidhur me komunikimin, çmime për Vatican News dhe Cetera

Gjatë Ecu Film Fest 2024, organizatorët do të shpërblejnë disa institucione dhe personalitete. Çmimi i veçantë “Palma Bianca 2024 i Shoqatës Ndërkombëtare Assisi Pax, i jepet Kryqit të Kuq Italian me rastin e 160-vjetorit të themelimit. Për komunikimin, vlerësohet Vatican News, portali multimedial i Selisë së Shenjtë, angazhuar për t’i dhënë zë dialogut, paqes dhe nismave të solidaritetit gjatë konflikteve në vijim, nga Ukraina - në Lindjen e Mesme e deri te "luftërat e harruara".

Një çmim për angazhimin e vazhdueshëm, konkret dhe të pandërprerë në një tokë të torturuar, do t’i dorëzohet Atit Ibrahim Faltas, famullitar i Rojtarisë Françeskane të Tokës së Shenjtë. Do të vlerësohet edhe Roberto Cetera, korrespondent i Vatikanit për Osservatore Romano, i dërguar në Jeruzalem si dhe Francis Kuria Kagerna, sekretar i përgjithshëm i Religions for Peace, për shkrimin “Thuajeni mbi çatitë” rrjeti për dialog dhe institucionet për mbrojtjen e jetës dhe familjeve”.

22 nëntor 2024, 14:49