Kërko

Monumenti i Atdheut në Kiev, 1000 ditë pas konfliktit Monumenti i Atdheut në Kiev, 1000 ditë pas konfliktit

Françesku: lufta në Ukrainë, fatkeqësi e turpshme, dialog në vend të armëve

Në fund të audiencës së përgjithshme, Papa kujtoi konfliktin e një mijë ditëve në vendin e Evropës Lindore dhe bëri sërish thirrje që konflikti t'i lërë vendin takimit. Më pas lexoi letrën e një studenti universitar ukrainas, i cili shkruan: “Do të më pëlqente të arratisesha dhe të bëhesha rishtas fëmijë, që përqafohet nga nëna e tij”

R.SH. - Vatikan

“Kur flet për dhimbjen tonë, kur kujton një mijë ditë vuajtjeje, kujton edhe mijëra ditë dashurie, sepse vetëm dashuria, besimi dhe shpresa u japin plagëve kuptim të vërtetë”.

Zgjedh fjalët e një letre të dërguar nga një student ukrainas, Papa Françesku, për të kujtuar një mijë ditët që nga fillimi i konfliktit në vendin e Evropës Lindore, në përfundim të audiencës së përgjithshme sot, 20 nëntor. "Përvjetor tragjik për viktimat dhe për shkatërrimin që shkaktoi", kujton dhimbshëm Papa. "Por njëkohësisht, fatkeqësi e turpshme për të gjithë njerëzimin", shton me një zë të prekur dhimbshëm nga emocionet.

Megjithatë, kjo nuk duhet të na pengojë të jemi përsëri përkrah popullit të martirizuar ukrainas, as të lypim paqen dhe të punojmë në mënyrë që armët t'i lëshojnë vendin dialogut dhe ndeshjet, takimit

Anëtarët e diasporës ukrainase dhe miqtë e tyre marrin pjesë në një demonstratë jashtë ambasadës ruse në Varshavë, Poloni
Anëtarët e diasporës ukrainase dhe miqtë e tyre marrin pjesë në një demonstratë jashtë ambasadës ruse në Varshavë, Poloni

"Ji dëshmitar i fesë sonë"

“Ju lutem mos flisni vetëm për vuajtjet tona”, shkruan një student universitar në një letër, që Françesku e lexon në Sheshin e Shën Pjetrit, nën pikat e shiut të lehtë, që bie mbi çadrat e hapura. “Qofsh edhe ti dëshmitar i fesë sonë”, uron djali, “edhe nëse e papërkryer, nuk i bie vlera” duke pikturuar “me penelata të dhimbshme foton e Krishtit të Ngjallur”. Për djalin, lufta nënkupton "shumë vdekje" dhe një mijë ditë të kaluara "në një qytet ku një raketë vret dhe plagos dhjetëra civilë".

Një fëmijë, i përqafuar nga e ëma

Të dëshmosh "breshërinë e lotëve", që vijojnë të pikojnë nga sytë e bashkatdhetarëve të tij, e shtyn studentin, të dëshirojë ikjen nga atmja, që përfaqësohet sot nga zonja Olena Zelenska, e pranishme në audiencën e përgjithshme:

“Do të kisha dashur të isha rishtas ferishte e përqafuar nga nëna, sinqerisht do të kisha dashur të isha në heshtje dhe dashuri”.

Papa përshëndet zonjën e parë Olena Zelenska
Papa përshëndet zonjën e parë Olena Zelenska

 "Nëse plaga të dhemb, do të thotë që do"

E pra, në errësirën e dhimbjes, studenti gjen forcën të falënderojë Zotin, sepse në vuajtje "mësoi të dojë më shumë". Ajo "nuk është vetëm rrugë drejt zemërimit dhe dëshpërimit": dhimbja, "nëse bazohet në fe, është mësues i mirë i dashurisë".

 “Nëse dhimbja të torturon, kjo do të thotë se do”

"Vetëm dashuria, besimi dhe shpresa u japin kuptim të vërtetë plagëve"

Letra përfundon me një thirrje të përsëritur për të kujtuar "një mijë ditët e dashurisë" të jetuara, ndonëse në dhimbje, nga populli ukrainas. Kjo, sepse, shkruan studenti, “vetëm dashuria, besimi dhe shpresa u japin kuptim të vërtetë plagëve”. Thirrja dhe letra pasojnë përgjigjen e dërguar nga Françesku për Kryeipeshkvin Visvaldas Kulbokas, nunc apostolik në Ukrainë.

Krishti Mbret dhe Paraqitja e së Lumes Virgjër Mari

Françesku kujton, në përfundim, solemnitetin e Krishtit, Mbretit të Universit, i cili do të kremtohet të dielën e ardhshme. "I ftoj të gjithë ta rinjohin praninë e Zotit në jetën e tyre", kujton Françesku, "që të marrin pjesë në ndërtimin e Mbretërisë së tij të dashurisë dhe të paqes". Nesër - kujton në përfundim - me rastin e përkujtimit liturgjik të Paraqitjes së Shën Mërisë, do të kremtohet Dita Pro Orantibus, ditë për vashat, që ia kushtojnë gjithë jetën lutjes. "Sigurojmë afërsinë tonë me motrat e mbyllura, të thirrura nga Zoti për jetë kundruese" - përfundoi Papa - duke shpresuar "mbështetjen e nevojshme shpirtërore dhe materiale të bashkësisë kishtare" për manastiret e mbyllura.

20 nëntor 2024, 11:07