Françesku: Rruzarja, lutje në mbështetje të paqes, për t’u përhapur ndër të rinjtë
R. SH. - Vatikan
Është e nevojshme të rizbulohet "ndër familje e në shtëpi" "bukuria e Rruzares", lutje "ndihmëse për praninë e paqes". Ftesa e Françeskut është në letrën dërguar kryeipeshkvit prelat të Pompeit, Imzot Tommaso Caputo, me rastin e hapjes së vitit jubilar për 150-vjetorin e mbërritjes së pikturës së Zojës Rruzare, që ruhet në shenjtoren e themeluar nga Bartolo Longo. Në qytet përvjetori do të kremtohet me nisma të ndryshme baritore, ndërsa Papa deshi të bashkohej shpirtërisht me besimtarët dhe njerëzit që u mblodhën në lutje në “Tempullin Marian Pompeian, për të gjetur ngushëllim dhe shpresë në fytyrën e ëmbël të Nënës Qiellore”.
Letra e Françeskut u lexua mëngjesin e sotëm, 10 nëntor, gjatë meshës së kryesuar nga Imzot Caputo në shenjtërore e, më pas, iu shpërnda besimtarëve.
Në tekst, Françesku uron që "të gjithë njerëzimit, nevojtar për të gjetur rrugën e harmonisë dhe të vëllazërisë", Zoti mund t’i flasë "nëpërmjet mesazhit të Zojës së Pompeit", me shpresë "se besimtarët e saj të shumtë të shpërndarë nëpër botë, do t'i përmbahen gjithnjë e më shumë besnikërisht Zotit, duke dëshmuar afërsinë e tyre me vëllezërit, veçanërisht me më nevojtarët".
Një lutje për t'ua propozuar të rinjve
"Mjet i thjeshtë në dorën e të gjithëve", që "mund të mbështesë ungjillizimin e ripërtërirë në të cilin thirret Kisha sot", Rruzarja duhet t'u propozohet veçanërisht të rinjve, kujton Papa, në mënyrë që ata të ndiejnë se nuk është thjeshtë përsëritëse dhe monotone, "por akt dashurie që nuk lodhet së ndihmuari, "Burim ngushëllimi për të sëmurët dhe të vuajturit, dhe, siç e përkufizoi Longo, "zinxhir i ëmbël, që na lidh me Zotin", lutja mariane është zinxhir dashurie, që bëhet përqafim për më të vegjlit e më të braktisurit”, nënvizoi Françesku. Avokati puliez u kujdes për të dhe përhapi devocionin e Marisë nga Lugina e Pompeit "me nisma dhe shkrime të panumërta e, mbi të gjitha, me 'Pesëmbëdhjetë të Shtunat'. Nxitini, pra, të vazhdojë me angazhim të përtërirë, të ndërmjetësojë nismat e shumta të Shenjtërores – shkruan Papa –, historinë e madhe të bamirësisë që ai filloi”, “trashëgimia shpirtërore më e bukur që na ka lënë”.
Devocioni ndaj Rruzares Shenjte
Në letrën drejtuar delegatit papnor për shenjtëroren e Pompeit, Papa rikujton historinë e pikturës - me Zojën ulur në fron me Jezusin në krahë, duke u dhënë rruzaren Shën Katerinës së Sienës dhe Shën Dominikut - duke mbërritur në Luginë, në shpatet e Vezuvit, më 13 nëntor 1875. Ishte Bartolo Longo ai që e solli në mesin e Pompeianëve për të përhapur kushtimin ndaj Rruzares së Shenjtë, pasi kishte dëgjuar, një ditë, "thellë në shpirt” një zë: “Nëse kërkon shpëtim, përhape Rruzaren”. Françesku kujton gjithashtu "serinë e gjatë të ndërhyrjeve" të paraardhësve të tij, "veçanërisht të Leonit XIII", i cili hulumtoi kuptimin e këtij përkushtimi, e "deri në letrën apostolike Rosarium Virginis Mariae të Shën Gjon Palit II, që e bëri të njohur në agim të mijëvjeçari i tretë duke shpallur Vitin e Rruzares", vizion providencial "që jubileu i Portretit të Zojës së Pompeit përkoi me Vitin e afërt jubilar, me në qendër Jezusin shpresën tonë, dhe me përvjetorin e Koncilit të Nikesë (325), i cili e trajtoi me rëndësi të veçantë misterin hyjnor-njerëzor të Krishtit, në dritën e Trinisë". “Është bukur të rizbulosh Rruzaren, në këtë këndvështrim – nënvizoi Papa – të asimilosh misterin e jetës së Shëlbuesit, duke i soditur me sytë e Marisë”.
Bekimi i Françeskut
Së fundi, Papa ceku edhe shtegtimin në Pompei, më 21 mars 2015, duke kujtuar "me mirënjohje manifestimin e fesë së jetuar" në "Oazën Mariane", e duke kërkuar "çdo hir për tokën e kampane, në një mënyrë të veçantë për ata që jetojnë në situata shqetësuese”, siguron bekimin e tij për të gjithë ata që do të marrin pjesë në veprimtarinë për 150-vjetorin e mbërritjes së kuadrit së Zojës Rruzare.