Destruction in Khan Younis, southern Gaza Strip Destruction in Khan Younis, southern Gaza Strip

Françesku: zbatoni nenin 11 të Kushtetutës italiane në botë, të ndalohet lufta

përfundim të lutjes së Engjëllit, Papa përsëriti thirrjen për t’i bërë të heshtin armët, për t'i dhënë "hapësirë​​dialogut" dhe për të përballuar çështjet "me ligj dhe negociata". U drejtoi edhe një mendim Ukrainës, Lindjes së Mesme, Mianmarit dhe Sudanit të Jugut, e më pas i nxiti të gjithë të luten për popullsinë e Valencias.

R.SH. / Vatikan

Mbështetet në Kushtetutën italiane, dhe veçanërisht në nenin 11 për mohimin total të luftës, Papa Françesku, duke nisur një thirrje të re, të fuqishme për t'i dhënë fund të gjitha konflikteve në botë, për të heshtur armët, për të favorizuar dialogun, ligjin dhe negociatat, si mjete për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Në përfundim të lutjes së Engjëllit të Zotit të kësaj të diele të parë të nëntorit, Papa përshëndet, nga dritarja e Pallatit Apostolik besimtarët e ndryshëm të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit, në një ditë me diell, që të kujton pranverën! E u kërkon të vazhdojnë të luten për popullsinë e Valencias të gjunjëzuar nga stuhia Dana dhe më pas i drejtohet grupit të Emergjencës Romake të Jugut, të angazhuar ditët e fundit – siç ka qenë prej vitesh – për të “kujtuar” nenin 11 të Kushtetutës. Çfarë pohon ky nen?

“Italia e mohon luftën si mjet sulmi kundër lirisë së popujve të tjerë e edhe si mjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare”.

Të heshtin armët, hapësirë për dialog

Mbani mend këtë nen, e, përpara…! "U zbatoftë ky parim në të gjithë botën"  - nxiti Papa, duke u shkëputur nga teksti i shkruar e duke uruar:  

“U ndaloftë lufta dhe u trajtofshin çështjet me ligj dhe negociata. Të heshtin armët e t’i jepet hapësirë ​​dialogut”.

Lutje, për territoret e prekura nga konfliktet

Si çdo të mërkurë, e si çdo të diel, Françesku numron territoret e prekura nga konfliktet. Një listë që tashmë është bërë zakon, ashtu siç është bërë zakon barbaria që ndodh çdo ditë në këto troje, për fat të keq, me bastisje, raketa, të shtëna, sulme, bombardime mbi shtëpitë dhe strukturat e civilëve. Ose edhe, siç ndodhi në Jabalia, në veri të Gazës, këtë fundjavë, sipas informacioneve të lëshuara nga Unicef, me vrasjen e rreth pesëdhjetë të miturve dhe sulmin kundër një automjeti të organizatës së operatorëve të angazhuar në shpërndarjen e vaksinave kundër poliomielitit.

03 nëntor 2024, 15:57