Papa: "shkolla na mëson të hapim mendjen dhe zemrën ndaj botës"
R.SH. - Vatikan
"E ardhmja u përket brezave të rinj, ata do të jenë në gjendje ta ndërtojnë të ardhmen nëse sistemi arsimor dhe mësuesit që i formojnë ata janë në gjendje të përcjellin besimin dhe guximin, nëse tekstet që ju përgatitni arrijnë të zhvillojnë një etje për dije dhe mençuri".
Kjo nxitja e Papës për të krijuar hapësira mësimi ku "mendja dhe zemra" janë të hapura ndaj botës, drejtuar delegacionit të shtëpisë botuese italiane La Scuola, gjatë audiencës së sotme, më 20 nëntor, në Sallën e Papëve, në Vatikan.
Nderim, inkurajim dhe njohje
Ati i Shenjtë Françesku kujtoi fjalët e Shën Palit VI, babai i të cilit kishte kontribuar në themelimin e këtij realiteti aktiv në prodhimin editorial për mësues dhe studentë.
Ne e nderojmë shkencën tuaj të përsosur pedagogjike; ne inkurajojmë aktivitetin tuaj në shërbimin shkollor; ne e njohim ndjeshmërinë tuaj moderne ndaj problemeve të shkollës
Në vazhdën e Shën Palit VI
Papa Bergoglio përmend shkrirjen e "guximshme" të dy shtëpive botuese të frymëzuara nga besimi katolik, SEI dhe Il Capitello, si një realizimi aktual sipas dëshirës së Papës Montini me origjinë nga provinca e Brescias, vend ku shtëpia botuese La Scuola lindi në vitin 1904.
Konkurrenca dhe transformimi kulturor
Konkurrenca në sektorin botues dhe "transformimi kulturor aktual, karakterizuar nga largimi i kërkimeve nga fusha fetare dhe nga indiferenca e përhapur" janë sfida me të cilat ballafaqohet shtëpia botuese pa frikë. Një trashëgimi e guximshme që i ka rrënjët në mbështetjen e themeluesve të shtëpisë botuese La Scuola dhe të revistës Scuola Italiana Moderna. Një “prezencë pedagogjike kjo e frymëzuar nga besimi katolik” në institutet italiane, e aftë për të bashkuar inteligjencën e meshtarëve dhe laikëve të apasionuar pas arsimimit të brezave të rinj.
Stërvitni të rinjtë në vlerat e Ungjillit
“Pasioni për edukimin dhe formimin e edukatorëve” janë gurët e themelit mbi të cilët bazohen aktivitetet e shtëpisë botuese bresciane. Nga botimet deri te punimet mbi pedagogjinë dhe formimin e mësuesve, përmes bashkëpunimeve me Universitetin Katolik të Zemrës së Shenjtë, gjithçka përkon me vetëdijen se "formimi i fëmijëve dhe të rinjve në vlerat e Ungjillit do të thotë të japësh një kontribut thelbësor për një shoqëri të përbërë nga njerëz të përgjegjshëm, të aftë për të ndërtuar lidhje vëllazërimi me të gjithë”.
Të mirëpresim të gjitha pasuritë
Nga librat deri te zonat përreth, siç thuhet në enciklikën Fratelli tutti, duhet "të marrim të mirën që Shpirti Shenjtë e përhap kudo, pa pasur frikë nga humbja e identitetit". Duke cituar dokumentin e Koncilit të Dytë të Vatikanit Lumen gentium, Papa Françesku kujton se si Kisha është e thirrur të mirëpresë të gjitha pasuritë, burimet dhe format e mira të jetës që kanë popujt e ndryshëm".
Gjuha e zemrës dhe e duarve
Qëndrimi “dialogues” që, zbatohet në shkolla, e bën atë “një vend ku studenti mëson të hapë mendjen dhe zemrën ndaj botës”. Duke iu rikthyer një prej katekezave të tij, Françesku kujton se si të mësuarit nuk konsiston në "mbushjen e kokës me ide, por në shoqërimin dhe inkurajimin e studentëve në rrugën e rritjes njerëzore dhe shpirtërore, duke dëshmuar se sa shumë miqësia me Jezusin e Ngjallur e zgjeron zemrën dhe e bën jetën më njerëzore”.
“Edukimi ndihmon të mendosh mirë, të ndihesh mirë, të mësosh gjuhën e zemrës dhe të bësh mirë, të mësosh gjuhën e duarve”.
Një pohim ky i Papës për të nënvizuar "nevojën për një pakt arsimor të aftë për të bashkuar familjet, shkollat dhe të gjithë shoqërinë".