Kërko

Israeli strikes on Nuseirat, central Gaza Strip Israeli strikes on Nuseirat, central Gaza Strip

Papa: lufta është e turpshme, ngadhënjim i gënjeshtrës dhe i interesit vetjak

Në përfundim të Engjëllit të Tënzot, Françesku përsëriti thirrjen për lutje kushtuar të gjitha popullatave viktima të konflikteve: nga Ukraina, Mianmari dhe Sudani e, duke kaluar nëpër Lindjen e Mesme, Palestina, Izraeli, Libani, pa harruar 153 gratë dhe fëmijët "e masakruar këto ditë në Gaza”. Afërsi edhe me popullin e Çadit, goditur nga përmbytjet dhe një atentat terrorist.

R.SH. / Vatikan

Lufta është gjithmonë humbje, gjithmonë! Dhe e turpshme, sepse triumf i gënjeshtrës, i falsitetit.

Pas lutjes së Engjëllit të Zotit, në solemnitetin e Gjithë Shenjtorëve, 1 nëntor, Papa Françesku preku edhe një herë temën e konflikteve që plagosin zona të ndryshme të botës. E bëri edhe thirrje për lutje "kushtuar  Ukrainës së martirizuar", "Palestinës, Izraelit, Libanit, Mianmarit, Sudanit të Jugut dhe të gjithë popujve, që vuajnë nga luftërat".

Vuajtjet e të pafajshmëve

Në mes të konflikteve - vazhdoi Papa - çka kërkohet është “interesi maksimal për veten dhe dëmi maksimal për kundërshtarin”, duke shkelur kështu “jetët e njerëzve, mjedisin, infrastrukturën, gjithçka; dhe gjithçka të maskuar me gënjeshtra”. “E të pafajshmit vuajnë!” - shtoi Papa Françesku - i cili kujtoi, siç bëri në fund të audiencës së përgjithshme të së mërkurës, “153 gratë dhe fëmijët e masakruar ditët e fundit në Gaza”.

Afërsia me popullin e Çadit

Në mesazhin e tij, Papa shprehu edhe “afërsinë” me popullsinë e Çadit, “të prekur nga përmbytjet” si dhe familjet “e viktimave të sulmit të rëndë terrorist të disa ditëve më parë”. Françesku kujtoi dhjetëra njerëzit, për vdekjet e të cilëve akuzohet ushtria lokale, që mbyti gabimisht dhjetëra peshkatarë në përpjekjen për të sulmuar xhihadistët e Boko Haram-it, pasi një sulm i grupit terrorist kundër një baze ushtarake ditët e fundit kishte shkaktuar 40 të vdekur.

01 nëntor 2024, 13:39