Kërko

Koncili i Nikesë Koncili i Nikesë

Papa, mendoj të shkoj në Nike në vitin 2025

"Jubileu na fton të rizbulojmë fytyrën e Krishtit dhe të përqendrojmë sërish veten tek Ai. E gjatë këtij Viti të Shenjtë do të kemi edhe mundësinë të festojmë 1700-vjetorin e Koncilit të parë të madh Ekumenik të Kishës, atë të Nikesë. Po mendoj të shkoj atje”, në Turqi. Kështu tha Papa në audiencën e sotme, në Vatikan, me pjesëmarrësit e asamblesë plenare të Komisionit Ndërkombëtar Teologjik. “Ky Koncil përbën një moment historik në rrugëtimin e Kishës dhe të gjithë njerëzimit”.

R.SH. / Vatikan

"Jubileu na fton të rizbulojmë fytyrën e Krishtit dhe të përqendrojmë sërish veten tek Ai. E gjatë këtij Viti të Shenjtë do të kemi edhe mundësinë të festojmë 1700-vjetorin e Koncilit të parë të madh Ekumenik të Kishës, atë të Nikesë. Po mendoj të shkoj atje”, në Turqi. Kështu tha Papa në audiencën e sotme, në Vatikan, me pjesëmarrësit e asamblesë plenare të Komisionit Ndërkombëtar Teologjik. “Ky Koncil përbën një moment historik në rrugëtimin e Kishës dhe të gjithë njerëzimit”, nënvizoi Papa Françesku.

Nikea sot quhet İznik, dhe është një qytet me pamje nga liqeni me të njëjtin emër, në Turqi, ka pak më shumë se 22 mijë banorë dhe ndodhet 130 km në jug-lindje të Stambollit. Pikërisht këtu, në vitin 325, perandori Konstandin vendosi të thërriste të gjithë ipeshkvijtë për të trajtuar atë që në atë kohë - vetëm 12 vjet pasi ishte fituar liria e kultit për të krishterët në Perandori - ishte çështja më e rëndësishme për jetën e Kishës: përhapja e Arianizmit.

28 nëntor 2024, 12:05