Kërko

Papa, motoçiklistëve: respektimi i Kodit të Autostradave është investim mbi jetën

Papa përfaqësuesve të Federatës Italiane të Motoçikletave mbi ndërgjegjësimin e brezave të rinj, për të respektuar standardet e Kodit të Sigurisë Rrugore

R.SH. / Vatikan

Duke përshëndetur përfaqësuesit e Federatës Italiane të Motoçikletave, Papa Françesku reflekton mbi ndërgjegjësimin e brezave të rinj, shpeshherë “të pavetëdijshëm për rreziqet”, për të respektuar standardet e sigurisë në drejtim. “Investim” jo vetëm për sigurinë e tyre, “por edhe të të tjerëve”

“Ju inkurajoj të angazhoheni në rritjen e ndërgjegjësimit për respektimin e rregullave të Kodit të Sigurisë Rrugore”. Ftesë e përzemërt kjo e Papës Françesku gjatë takimit mbajtur sot, më 25 nëntor, në Sallën e Papëve. Në rrezik janë jetët e shumë të rinjve, të cilët admirojnë "kampionët" e dy rrotave, por "shpesh nuk janë të vetëdijshëm për rreziqet".

Ndërgjegjësimi për rregullat e rrugës

Françesku thekson detyrën e dyfishtë të Federatës: nga njëra anë, kujdesi dhe disiplinimi i motoçiklizmit; nga ana tjetër, roli i përfaqësimit në nivel ndërkombëtar. Në veçanti, thekson rëndësinë e edukimit për sigurinë rrugore, duke nënvizuar se vetë statuti i organizatës parashikon "kurse që do të zhvillohen në shkolla" që të nxitet një ndërgjegjësim më i madh për rregullat e qarkullimit rrugor.

Aksidentet tragjike rrugore

Këto nisma janë pjesë e një konteksti tragjik, karakterizuar nga një numër i lartë aksidentesh rrugore, shkaktuar veçanërisht nga breznitë e reja: Në shumë raste, njohuritë e pamjaftueshme ose moszbatimi i rregulloreve të sigurisë rrezikon sigurinë jo vetëm të shoferit, por edhe të të tjerëve.

Të investosh në jetë

Papa përfundon duke përcaktuar kohën kushtuar për rritjen e ndërgjegjësimit dhe për çështjet që lidhen me edukimin për sigurinë rrugore, parë si "investim në jetë".

25 nëntor 2024, 13:00