Oficerët e policisë së trazirave përballë barrikadave të djegura të ndërtuara nga protestuesit në Maputo, kryeqyteti i Mozambikut (AFP ose licencuesit) Oficerët e policisë së trazirave përballë barrikadave të djegura të ndërtuara nga protestuesit në Maputo, kryeqyteti i Mozambikut (AFP ose licencuesit)  (AFP or licensors)

Françesku: në Mozambik, besim në demokracinë, drejtësinë dhe paqen

Pas lutjes së Engjëllit, Papa shprehu shqetësimin për trazirat paszgjedhore në vendin afrikan, të cilat deri tani kanë shkaktuar të paktën tridhjetë viktima. Përsëriti, më pas, thirrjen për paqe në Ukrainë, Palestinë, Izrael, Liban, Mianmar, Sudan. Kujtoi edhe lumnimin e djeshëm në Sevilje, të Giuseppe Torres Padilla, bashkëthemelues i Kongregatës së Motrave të Shoqërisë së Kryqit

R. SH. - Vatikan

Të lutemi për të gjithë popullsinë e Mozambikut, që situata aktuale të mos na bëjë të humbasim besimin në rrugën e demokracisë, drejtësisë dhe paqes.

Kjo, ftesa e Papës Françesku në përfundim të lutjes mariane të Engjëllit. Françesku i quan “shqetësuese” lajmet që vijnë nga vendi i Afrikës juglindore dhe u bën thirrje të gjithëve “për dialog, tolerancë dhe kërkim të palodhur  zgjidhjesh të drejta". Ngjarjet e fundit flasin për të paktën 30 persona të vrarë që nga fillimi i demonstratave, që denonconin mashtrimet e kryera gjatë zgjedhjeve të 9 tetorit të kaluar.

Solidaritet i ipeshkvijve të Afrikës së Jugut

 Konferenca Ipeshkvnore e Afrikës së Jugut u shpreh mbështetjen e saj drejtuesve të Kishës së Mozambikut për denoncimin e mashtrimit zgjedhor në zgjedhjet e fundit dhe dënon autorët.

Lutje për paqe

Diçka që nuk duhet ta harrojmë: Papa na kërkon përsëri "të lutemi për Ukrainën e martirizuar, ku goditen edhe spitalet e ndërtesat e tjera civile" dhe "për Palestinën, Izraelin, Libanin, Mianmarin, Sudanin". Kërkon e shton: “Të lutemi për paqen në mbarë botën”.

I Lumi i ri

E Françesku përmend edhe lumnimin e Don Giuseppe Torres Padilla, kemtuar të shtunën, 9 nëntor, në katedralen e Seviljes. Bashkëthemeluesi i  Kongregatës së Motrave të Shoqërisë së Kryqit mbahet mend si “prift, si rrëfyes, si prijës shpirtëror e dëshmitar i “bamirësisë së madhe ndaj nevojtarëve”. Trashëgimia e tij "i mbështestë priftërinjtë në shërbesën e tyre" - uroi Papa - i cili u kërkoi besimtarëve të pranishëm në Sheshin e Shën Pjetrit "një duartrokitje për të Lumin e ri”.

10 nëntor 2024, 14:03