Papa në audiencë me anëtarët e Sinodit të Shenjtë të Kishës Siro-Malankara Mar Thoma (VATIKAN MEDIA Papa në audiencë me anëtarët e Sinodit të Shenjtë të Kishës Siro-Malankara Mar Thoma (VATIKAN MEDIA   (VATICAN MEDIA Divisione Foto)

Papa, siro-malankarezëve: sinodaliteti, i pandashëm nga ekumenizmi

Françesku priti për herë të parë në Vatikan Sinodin e Shenjtë të Kishës, trashëgimtare e traditës siriane të të krishterëve të Shën Tomës dhe Kishës së Reformuar: duhet të ecim së bashku, të lutemi së bashku dhe të punojmë së bashku, derisa të arrijmë cakun e unitetit. Uroj një sinod të përbashkët për ungjillizimin

R. SH. - Vatikan

"Të gjithë së bashku. Të gjithë së bashku". Ftesë e ngutshme, që i bën jehonë asaj “todos, todos, todos”, thënë për rrethana të tjera. Ftesë për "të ecur së bashku, për t’u lutur së bashku dhe për të punuar së bashku", gjë që është kripa e dialogut ndërmjet kishave të krishtera. Françesku ia drejton   Sinodit të Shenjtë të Kishës Siro-Malankareze Mar Thoma, pritur sot paradite në audiencë. Është “hera e parë” - nënvizon Papa - që ndodh kjo “në historinë e gjatë të kishave tona” dhe për këtë arsye - nënvizon menjëherë - “është ditë gëzimi”, shoqëruar me “urimet më të mira për shëndet” që Françesku ia drejton Metropolitit Siro-Malankarez, Fortlumturisë së Tij Theodosius Mar Thoma.

Vokacioni ekumenik

Që nga koha e "hapave të vegjël" të afrimit në kohën e Koncilit, Kisha Mar Thoma - trashëgimtare e traditave siriane të të krishterëve të Shën Tomës dhe asaj të Reformuar - ishte gjithmonë, pohon Papa, "Kishë-urë" ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit". Bashkësi me "vokacion ekumenik", e gatshme për të vendosur "kontakte të shumta dhe të ndryshme dypalëshe me të krishterët e traditave të ndryshme", që vitet e fundit - kujtoi Françesku -  kontribuoi në zhvillimin e marrëdhënieve të reja me Kishën Katolike, si në rastin e audiencës së nëntorit 2022 kur Papa u takua me Metropolitit Barnabas, i pranishëm edhe sot në Vatikan.

Sinodaliteti dhe misioni

Mbi këtë binar të hapjes së madhe ndaj ekumenizmit, Papa nënvizon perspektivat e "sinodalitetit" dhe "misionit", duke kujtuar në rastin e parë Sinodin e fundit të tetorit nga i cili doli bindja se "sinodaliteti është i pandashëm nga ekumenizmi, sepse të dy bazohen në njëri-tjetrin: mbi Pagëzimin që kemi marrë, mbi sensus fidei në të cilin marrin pjesë të gjithë të krishterët në sajë të vetë Pagëzimit”. Dhe këtu Françesku citoi çka tha peshkopi ortodoks Zizioulas për unitetin e krishterë: "Ishte i madh ai njeri: njeri i Zotit. Ai thoshte: "Unë e di mirë datën e takimit, të bashkimit të plotë midis kishave. Çfarë është datën pas gjykimit të fundit (...) por ndërkohë duhet të ecim bashkë, të lutemi së bashku dhe të punojmë së bashku”.  All together. All together".  

Sinodi i përbashkët për ungjillizimin

Për misionin, Papa vuri theksin mbi objektivin e kumtimit, atë të "një dëshmie më të mirë të të krishterëve". Megjithatë, vërejti, misioni "nuk është vetëm fundi i udhës ekumenike", por "edhe mjeti”. E urimi i Françeskut, në përkim me takimin e muajit të kaluar, është:

“Një ditë ne mund të kremtojmë një Sinod ekumenik mbi ungjillizimin të gjithë së bashku!".

11 nëntor 2024, 12:10