Kërko

Papa takoi një grup pengjesh izraelite të liruar në Gaza

Mbajtur në robëri nga Hamasi për muaj me radhë, pas sulmit të 7 tetorit, disa pengje izraelite u pritën sot në Vatikan. Të pranishëm, edhe dy fëmijë. Shumë sollën një tabelë me fytyrat dhe emrat e anëtarëve të familjes, të burgosur ose të zhdukur

R.SH. – Vatikan

Pas disa muajsh robëri në Gaza, një grup pengjesh izraelitë të rrëmbyer nga Hamasi gjatë sulmit brutal të 7 tetorit 2023, u pritën paraditen e sotme, më 14 nëntor, nga Papa Françesku në Vatikan. Të pranishëm 16 vetë, ndërmjet të cilëve dhjetë gra, katër burra dhe dy fëmijë.

Njëri prej tyre i dha Papës një fanellë futbolli me emrin Tal Shoham, një i afërm i tij i rrëmbyer së bashku me gruan, fëmijët, vjehrrën dhe kushërinj të tjerë, disa prej të cilëve u liruan në sajë të marrëveshjes së përkohshme të armëpushimit ndërmjet Hamasit dhe Izraelit, ndërmjetësuar nga Katari, Egjipti dhe SHBA. Fytyra e të riut, së bashku me moshën e tij (38 vjeç në kohën e rrëmbimit, 39 vjeç në robëri) pasqyrohej në pankartën, sjellë papës nga të pranishmit, së bashku me fotografi të tjera të familjarëve të tyre, me emrin, moshën, mbishkrimin "Silleni në shtëpi" dhe me logon e "Forumit të Pengjeve dhe të Familjeve të Zhdukura", që është koordinimi i të afërmve të pengjeve.

Françesku vendosi dorën në secilën prej këtyre fytyrave si shenjë bekimi. Pastaj heshti në lutje për disa çaste.

14 nëntor 2024, 15:52