2024.10.26 Sinodo dei Vescovi - XVII Congregazione Generale 2024.10.26 Sinodo dei Vescovi - XVII Congregazione Generale

Papa: dokumenti i Sinodit formë ushtrimi e mësimi të vërtetë

“Duke njohur vlerën e udhës së përfunduar sinodale, tani i dorëzoj Kishës të gjitha udhëzimet që përmban Dokumenti përfundimtar, si rikthim i asaj që fitoi pjekurinë gjatë këtyre viteve, nëpërmjet dëgjimit dhe dallimit dhe si orientim autoritar për jetën e misionin e saj”. Kështu shprehet Papa në Shënimin që shoqëron Dokumentin Përfundimtar të Asamblesë së XVI të Përgjithshme të Zakonshme të Sinodit të Ipeshkvijve, botuar sot nga Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë.

R.SH. / Vatikan 

Rrugëtimi sinodal “vazhdon në Kishat lokale dhe në grupimet e tyre, duke përfituar nga Dokumenti Përfundimtar i cili u votua dhe u miratua nga Asambleja Sinodale në të gjitha pjesët e tij më 26 tetor 2024. Edhe unë e miratova dhe, duke e nënshkruar, urdhërova botimin e tij, duke u bashkuar me ‘ne’ në Kuvendin e Sinodit, i cili nëpërmjet Dokumentit përfundimtar i drejtohet Popullit të shenjtë, besnik të Zotit.

“Duke njohur vlerën e udhës së përfunduar sinodale, tani i dorëzoj Kishës të gjitha udhëzimet që përmban Dokumenti përfundimtar, si rikthim i asaj që fitoi pjekurinë gjatë këtyre viteve, nëpërmjet dëgjimit dhe dallimit dhe si orientim autoritar për jetën e misionin e saj”. Kështu shprehet Papa në Shënimin që shoqëron Dokumentin Përfundimtar të Asamblesë së XVI të Përgjithshme të Zakonshme të Sinodit të Ipeshkvijve, botuar sot nga Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë.

"Dokumenti përfundimtar është pjesë e magjisterit të zakonshëm të pasardhësit të Pjetrit dhe si i tillë kërkoj të pranohet" - pohon Françesku, duke shpjeguar se dokumenti përfundimtar i 26 tetorit të kaluar "përfaqëson një formë ushtrimi të mësimit të vërtetë  të Ipeshkvit të Romës, i cili ka disa pjesë risie, por që nuk përkon me atë, që pata rastin të saktësoj më 17 tetor 2015, kur deklarova se sinodaliteti është korniza shpjeguese e përshatshme për të kuptuar shërbesën hierarkike”.

 “Të bësh zgjedhje koherente me çka tregohet në të”, ftesa drejtuar Kishave vendase dhe grupimeve të Kishave, të thirruara “për të aktualizuar, në kontekste të ndryshme, udhëzimet autoritare që përmban vetë Dokumenti, përmes proceseve të gjykimit dhe vendimit të parashikuar me ligj dhe nga vetë Dokumenti”: duhet kohë për të arritur në këto zgjedhje, që përfshijnë të gjithë Kishën”, rithekson Papa: “Kjo vlen veçanërisht për temat besuar dhjetë grupeve të studimit, të cilave mund t'u shtohen të tjera, në funksion të vendimeve të nevojshme”.

25 nëntor 2024, 15:29