Kërko

Papa homelia e plotë e Meshës në Ditën kushtuar të Varfërve

Në Meshën për Ditën e VIII Botërore të të Varfërve, Françesku u bën thirrje qeverive dhe organizatave ndërkombëtare, por fton edhe Kishën të ndjejë "të njëjtën dhembshuri të Zotit" për më të varfërit. U kërkon edhe të krishterëve të bëhen "shenjë e pranisë së Zotit" pranë vuajtjeve të nevojtarëve, për t’u qetësuar plagët e për t’ua ndryshuar fatin". Vetëm kështu Kisha "bëhet vetvetja, shtëpi e hapur për të gjithë"

R.SH. / Vatikan

HOMELIA E ATIT TË SHENJTË

Mesha e Shenjtë në Ditën Botërore të të Varfërve

17 nëntor 2024

Fjalët që sapo kemi dëgjuar mund të na ngjallin ndjenja ankthi; në të vërtetë, ato janë shpallje e madhe shprese. Nëse nga njëra anë Jezusi duket se përshkruan gjendjen shpirtërore të atyre që kanë parë shkatërrimin e Jeruzalemit dhe mendojnë se fundi tashmë ka ardhur, në të njëjtën kohë Ai shpall diçka të jashtëzakonshme: pikërisht në orën e errësirës dhe të shkretimit, pikërisht kur gjithçka duket se po shembet, Zoti vjen, Zoti afrohet, Zoti na mbledh për të na shpëtuar.

Jezusi na fton të kemi një vështrim më të mprehtë, të kemi sy të aftë për të "lexuar brenda" ngjarjet e historisë, për të zbuluar se, edhe në ankthin e zemrave tona dhe të kohës sonë, ekziston një shpresë e palëkundur, që shkëlqen. Në këtë ditë botërore të të varfërve, pra, le të përqendrohemi pikërisht në këto dy realitete: ankthi dhe shpresa, që sfidojnë gjithmonë njëra-tjetrën në duel, në fushën e zemrave tona.

Para së gjithash, ankthi. Është ndjenjë e përhapur në epokën tonë, ku komunikimi social përforcon problemet dhe plagët, duke e bërë botën më të pasigurt dhe të ardhmen më të vështirë. Edhe Ungjilli sot hapet me një tablo, që projekton mundimin e njerëzve në kozmos dhe e bën këtë duke përdorur një gjuhë apokaliptike: «Dielli do të errësohet, hëna nuk do të japë më dritën e saj, yjet do të bien nga qielli dhe fuqitë, që janë në qiell do të tunden”… e kështu me radhë (Mk 13,24-25).

Nëse vështrimi ynë ndalet vetëm në lajmet e fakteve, brenda nesh na pushton ankthi. Edhe sot ne shohim diellin që errësohet e hënën që shuhet, shohim urinë dhe etjen, që shtypin kaq shumë vëllezër e motra, të cilët nuk kanë çfarë të hanë, shohim tmerret e luftës, shohim vdekjet e pafajshme; e, përballë këtij skenari, rrezikojmë të zhytemi në dëshpërim dhe të mos e kuptojmë praninë e Zotit brenda dramës së historisë. Kështu ne e dënojmë veten me impotencë; shohim padrejtësinë që po rritet rreth nesh e që shkakton dhimbjen e të varfërve, por bashkohemi me rrymën e refuzuar të atyre që nga komoditeti apo përtacia mendojnë se "bota është kështu" dhe "nuk mund të bësh asgjë për të". Atëherë edhe vetë besimi i krishterë reduktohet në një përkushtim të padëmshëm, i cili nuk i shqetëson fuqitë e kësaj bote dhe nuk krijon  angazhim konkret ndaj bamirësisë. E ndërsa një pjesë e botës është e dënuar të jetojë në lagjet e varfra të historisë, ndërsa pabarazitë rriten dhe ekonomia penalizon më të dobëtit, ndërkohë që shoqëria i kushtohet idhujtarisë së parasë dhe të konsumit, ajo që ndodh është se të varfërit dhe të përjashtuarit nuk mund të bëjnë gjë tjetër veçse të vazhdojnë të presin (shih Nxitja Apostolike Evangelii gaudium, 54).

Por ja se Jezusi, në mes të këtij kuadri apokaliptik, ndriçon shpresën. Hap horizontin, zgjeron shikimin tonë në mënyrë që ta mësojmë e ta kuptojmë, edhe në pasigurinë e dhimbjen e botës, praninë e dashurisë së Zotit që afrohet, nuk na braktis, vepron për shpëtimin tonë. Ashtu si dielli errësohet, hëna pushon së ndriçuari dhe yjet bien nga qielli, thotë Ungjilli, "ata do ta shohin Birin e njeriut duke ardhur mbi retë me fuqi dhe lavdi të madhe"; e "do t'i mbledhë të zgjedhurit e tij nga të katër erërat, nga skaji i tokës deri në skajin e qiellit" (v. 26-27).

Me këto fjalë, Jezusi, para së gjithash, tregon vdekjen e tij, që do të ndodhë menjëherë pas kësaj. Në Kalvar, dielli do të errësohet dhe errësira do të bjerë mbi botën; por pikërisht në atë çast Biri i Njeriut do të vijë mbi retë, sepse fuqia e ringjalljes së tij do të thyejë zinxhirët e vdekjes, jeta e pamort e Perëndisë do të ngrihet nga errësira e varrit dhe një botë e re do të lindë nga rrënojat e një historie të plagosur nga e keqja.

Vëllezër e motra, kjo është shpresa që Jezusi dëshiron të na japë. E këtë e bën edhe nëpërmjet një figure të bukur: shikoni fikun - na kujton - sepse “kur dega e tij zbutet dhe gjethet blerojnë, do të thotë se vera është pranë” (v. 28).

Vëllezër dhe motra, të mos harrojmë: shpresa e krishterë, e cila u përmbush në Jezusin dhe u realizua në Mbretërinë e tij, ka nevojë për ne, ka nevojë për përkushtimin tonë, ka nevojë për një besim aktiv në bamirësi, ka nevojë për të krishterë nga ata, që nuk duken ndryshe. Po shikoja një fotografi të bërë nga një fotograf romak: një çift i rritur, pothuajse i moshuar, po dilte nga një restorant në dimër; zonja e mbështjellë mirë me peliçe dhe burri gjithashtu. Te dera ishte një zonjë e varfër, e shtrirë përdhe, duke lypur, e të dy shikonin nga ana tjetër... Kjo ndodh çdo ditë. Le të pyesim veten: a shoh nga ana tjetër kur vërej varfërinë, nevojat, dhimbjen e të tjerëve? Një teolog i shekullit të njëzetë tha se besimi i krishterë duhet të krijojë tek ne "një misticizëm me sy të hapur", jo një përshpirtëri, që ikën nga bota, por - përkundrazi - një fe që na hap sytë ndaj vuajtjeve të botës dhe pakënaqësia e të varfërve, për të ushtruar të njëjtën dhembshuri të Krishtit. A ndjej të njëjtën dhembshuri si Zoti ndaj të varfërve, ndaj atyre që nuk kanë punë, që nuk kanë çfarë të hanë, që janë të përjashtuar nga shoqëria? Dhe ne nuk duhet të shikojmë vetëm problemet e mëdha të varfërisë globale, por edhe të paktën që të gjithë mund të bëjmë çdo ditë me stilin tonë të jetesës, me vëmendje dhe kujdes për mjedisin ku jetojmë, me kërkimin këmbëngulës për drejtësi,   ndarjen e të mirave tona me ata që janë më të varfër, me angazhimin social dhe politik për të përmirësuar realitetin rreth nesh. Mund të na duket një gjë e vogël, por e vogla jonë do të jetë si gjethet e para që i dalin fikut, e vogla jonë do të jetë një parashikim i verës, që tani po afron. Sepse "nga besimi ynë në Krishtin që u bë i varfër, gjithnjë pranë të varfërve dhe të përjashtuarve, vjen shqetësimi për zhvillimin e plotë të më të braktisurve në shoqëri" (Apostolic Exhortation Evangelii gaudium, 186). Një teolog i shekullit të njëzetë tha se besimi i krishterë duhet të na frymëzojë një "misticizëm me sy të hapur": jo një përshpitëri që ikën nga bota, por, përkundrazi, një fe që na hap sytë për vuajtjet e botës dhe pakënaqësinë e të varfërve, për të ushtruar të njëjtën dhembshuri, si Krishti (shih J-B. METZ, Misticizmi me sy hapur. Për një spiritualitet konkret dhe të përgjegjshëm, Brescia 2013).

Dhe ne nuk duhet të shikojmë vetëm problemet e mëdha të varfërisë globale, por edhe atë pak që të gjithë mund ta bëjmë çdo ditë: me stilin tonë të jetesës, me vëmendjen dhe kujdesin për mjedisin ku jetojmë, me kërkimin këmbëngulës për drejtësi, me ndarjen e të mirave tona atyre që janë më të varfër, me angazhimin social dhe politik për të përmirësuar realitetin që na rrethon. Mund të na duket pak, por e vogla jonë do të jetë si gjethet e para që i dalin fikut: një parashijim i verës, që tani po afron.

E jemi ne, dishepujt e tij, që falë Shpirtit Shenjt, mund ta mbjellim këtë shpresë në botë. Ne jemi ata që mund dhe duhet të ndezim dritat e drejtësisë dhe të solidaritetit, ndërsa hijet e një bote të mbyllur shuhen (shih Enc. Fratelli tutti, 9-55). Jemi ne që Hiri i tij bën të shkëlqejë, është jeta jonë e përzier me dhembshuri dhe dashuri, që bëhet shenjë e pranisë së Zotit, gjithmonë pranë vuajtjeve të të varfërve, për t'u qetësuar plagët dhe për ta ndryshuar fatin e tyre.

Vëllezër dhe motra, të mos harrojmë: shpresa e krishterë, e cila u përmbush në Jezusin dhe u realizua në Mbretërinë e tij, ka nevojë për angazhimin tonë, ka nevojë për përkushtimin tonë, ka nevojë për një fe aktive në bamirësi, ka nevojë për të krishterë, që kthehen në anën tjetër. Po shikoja një fotografi të bërë nga një fotograf romak: një çift i rritur, pothuajse i moshuar, po dilte nga një restorant në dimër; zonja e mbështjellë mirë me peliçe, e edhe burri gjithashtu. Te dera ishte një zonjë e varfër, e shtrirë përtokë, duke lypur e të dy shikonin nga ana tjetër... Kjo ndodh çdo ditë. Le të pyesim veten: a shoh nga ana tjetër kur vërej varfërinë, nevojat, dhimbjen e të tjerëve? Një teolog i nëntqindës tha se feja e krishterë duhet të krijojë tek ne "një misticizëm me sy të hapur", jo një spiritualitet që ikën nga bota, por - përkundrazi - një besim që na hap sytë për të parë vuajtjet e botës dhe pakënaqësinë e të varfërve e për të ushtruar të njëjtën dhembshuri të Krishtit. A ndjej të njëjtën dhembshuri si Zoti ndaj të varfërve, ndaj atyre që nuk kanë punë, që nuk kanë çfarë të hanë, që janë flakur nga shoqëria? E nuk duhet të shikojmë vetëm problemet e mëdha të varfërisë globale, por të paktën atë, që të gjithë mund të bëjmë çdo ditë me stilin tonë të jetesës, me vëmendje dhe kujdes për mjedisin ku jetojmë, me kërkimin këmbëngulës për drejtësi, me ndarjen e të mirave tona, me ata që janë më të varfër, me angazhimin social dhe politik për të përmirësuar realitetin rreth nesh. Mund të na duket një gjë e vogël, por e vogla jonë do të jetë si gjethet e para që dalin në drurin e  fikut, e pakta jonë do të jetë paralajmërim i verës, tashmë fare pranë!

Të dashur, në këtë Ditë Botërore të të Varfërve më pëlqen të kujtoj një paralajmërim të Kardinalit Martini. Ai na kujtoi se duhet të kemi kujdes e të mendojmë se së pari është Kisha, tashmë e fortë në vetvete, e më pas vijnë të varfërit, për të cilët duhet të kujdesemi. Në të vërtetë, ne bëhemi Kisha e Jezusit në masën që u shërbejmë të varfërve, sepse vetëm kështu Kisha “bëhet” shtëpi e hapur për të gjithë, vend i dhembshurisë së Zotit për jetën e çdo njeriu» (C.M. MARTINI, Qytet pa mure. Letra dhe fjalime drejtuar dioqezës 1984, Bologna 1985, 350).

E unë i them Kishës, ua them qeverive, organizatave ndërkombëtare, ua them të gjithëve: ju lutem, mos t’i harrojmë të varfërit!

17 nëntor 2024, 09:07