Papa: secili prej nesh mund t'i këpusë zinxhirët e padrejtësisë
"Kam zgjedhur si titull të Mesazhit të Ditës Botërore të Paqes 2025 'Na i fal fajet tona, na jep paqen Tënde'. Secili prej nesh mund të kryejë vepra të mëshirshme dhe t'i këpusë zinxhirët e padrejtësisë!". Kështu shkruan Papa në platformën X duke përmendur mesazhin për Ditën Botërore të Paqes më 1 janar 2025 që u shpall sot.
R.SH. / Vatikan
"Kam zgjedhur si titull të Mesazhit të Ditës Botërore të Paqes 2025 'Na i fal fajet tona, na jep paqen Tënde'. Secili prej nesh mund të kryejë vepra të mëshirshme dhe të këpusë zinxhirët e padrejtësisë!". Kështu shkruan Papa në platformën X duke përmendur mesazhin për Ditën Botërore të Paqes më 1 janar 2025 që u shpall sot.
Në Mesazhin për Ditën Botërore të Paqes 2025, Papa Bergoglio propozon tre veprime konkrete për paqen dhe kërkon faljen e borxhit të jashtëm, eliminimin e dënimit me vdekje dhe krijimin e një Fondi Global për të zhdukur urinë në botë.
12 dhjetor 2024, 12:58