Kërko

Liban Liban

Papa, Viti Shenjt rast për një armëpushim në frontet e luftës

Papa Bergoglio nënshkruan parathënien e librit të ekspertit të Vatikanit Francesco Antonio Grana "Jubileu i Shpresës": do të doja që kjo periudhë të ishte vërtet një mundësi për konvertim, për të rishikuar jetën tonë nën dritën e Ungjillit. "Do të doja që Jubileu, të jetë rast për një armëpushim në të gjitha frontet e luftës".

R.SH. / Vatikan

Jubileu është për të gjithë, nuk është autostradë preferenciale: të gjithë kemi nevojë për falje, edhe unë!”. Këtë përsërit Papa Françesku në parathënien e librit "Jubileu i Shpresës", qysh sot në librari të Italisë.

"Dëshiroj të nënvizoj se të gjithë, të gjithë, të gjithë mund ta bëjnë këtë shtegtim. Të gjithë! Jubileu nuk është autostradë preferenciale për në parajsë, e paracaktuar vetëm për ata që e konsiderojnë veten të përsosur. Jo, Viti Shenjt, me kënaqësinë jubilare, u drejtohet të gjithëve. Sepse ne të gjithë jemi mëkatarë, madje edhe Papa, dhe duhet të falemi. Të gjithë! Nuk ka asnjë mëkat që Zoti nuk mund ta falë, ashtu si nuk ka njeri që nuk mund ta kërkojë faljen e Zotit”!. Kështu shkruan Papa në parathënien e librit të vatikanistit Francesco Antonio Grana për Elledici, që sot në librari.

Qoftë Jubileu mundësi për armëpushim kudo

"Sa do të doja që Jubileu i ardhshëm të ishte vërtet rast i duhur për një armëpushim në të gjitha vendet ku ka luftime!". Kjo, shpresa e Papës Françesku, shprehur në parathënien e librit “Jubileu i Shpresës”.

"Nga lufta, nga çdo luftë, kjo duhet të jetë e qartë, të gjithë dalin gjithmonë të mundur, të gjithë! “Nga lufta të gjithë dalin të mundur, që në ditën e parë. Nuk ka fitues dhe humbës, por vetëm humbës!", rithekson Papa në kontributin e tij për librin e shkruar nga eksperti i Vatikanit Francesco Antonio Grana, për Shtëpinë Botuese Katolike Saleziane Elledici.

 Viti i Shenjtë i Jubileut 2025 dhe ëndrra e Papës, ajo e një bote në paqe, ku armët heshtin, ata që i prodhojnë nuk përfitojnë më nga vdekja e të tjerëve, dënimi me vdekje nuk ka ekzekutime në kalendar, të burgosurve u jepen “forma të amnistisë ose të faljes”. Papa Françesku e përsërit këtë në parathënien e librit "Jubileu i Shpresës" shkruar nga Francesco Antonio Grana.

02 dhjetor 2024, 12:49