Papa lutet për paqen dhe për ata që vuajnë nga lufta
R.SH. / Vatikan
Të mos harrojmë të lutemi për paqen në Ukrainën e martirizuar, në Palestinë, Izrael, Mianmar, në të gjitha vendet që janë në luftë.
Emrat e vendeve që vuajnë për shkak të konflikteve janë ngulitur tashmë në zemrën e Papës, i cili nuk humbet asnjë rast për të rinisur thirrjen e tij dhe të gjithë Kishës për arritjen e paqes. Edhe në lutjen e Engjëllit të Zotit e përsëriti thirrjen për t'u lutur dhe, për këtë arsye, për të kontribuar në mënyrë që të arrihet, gjë që e bën edhe duke iu drejtuar bashkësive kishtare të Lindjes, që e kremtojnë nesër Krishtlindjen.
Siguroj në mënyrë të veçantë lutjet e mia për ata që vuajnë nga konfliktet e vazhdueshme. Të gjithëve, Jezusi, Princi i Paqes, i sjelltë paqe dhe qetësi! Lutuni për të rinjtë e kontinenteve të tjera
Ftesa për t'u lutur shtrihet edhe për fëmijët e të rinjtë që sot kremtojnë Epifaninë, Ditën Botërore të Misionit të Fëmijëve, me temë: "Shkoni dhe ftojini të gjithë në festë":
I përshëndes fëmijët dhe të rinjtë misionarë të gjithë botës dhe i inkurajoj në angazhimin e tyre për lutje dhe solidaritet në emër të bashkëmoshatarëve në kontinentet tjera.
Në fund të lutjes së Engjëllit të Zoti, përshëndetja për pjesëmarrësit në kortezhin historiko-folklorik organizuar nga Komuna e Amelisë dhe qytetet fqinje, për besimtarët e Massafrës, të rinjtë e Lëvizjes "Tra Noi", "Miqtë e historisë dhe traditave" të Carovillit dhe korin Soriano në Cimino.
Një mendim i veçantë për "Procesionin e tre mbretërve" në Poloni, "që me këtë nismë - kujtoi Papa - dëshmojnë fenë në kishat dhe rrugët e Varshavës dhe në shumë qytete të Polonisë, por edhe jashtë saj, edhe këtu në Romë!”.