Françesku: mjaft më luftëra në çdo front, të synohet paqja
R.SH. / Vatikan
Pikërisht atyre që në zonat e trazuara të planetit impenjohen në nivel diplomatik dhe punojnë për drejtësinë e paqen, Papa u shpreh falënderimet më të ndjera:
U shpreh vlerësimin tim mirënjohës të gjithë atyre që punojnë për dialog dhe negociata në shumë fusha konflikti. Të lutemi që në çdo front të pushojnë luftimet dhe të synohen vendosmërisht paqja e pajtimi. Mendoj për Ukrainën e martirizuar, Gazën, Izraelin, Mianmarin, Kivunë e Veriut dhe shumë popuj në luftë.
Faleminderit organizatorëve të demonstratat për paqe
Falënderimi i Papës shtrihet tek ata, që organizojnë demonstrata dhe vigjilje lutjesh për të mbajtur gjallë mallin për paqe. Në çdo skaj të botës ka nisma të shumta, në krye të të cilave janë bashkësitë dioqezane dhe famullitare, shoqatat, lëvizjet dhe grupet kishtare. Në veçanti, Françesku kujton marshimin tradicional kombëtar për paqen që u zhvillua dje, në Pesaro, organizuar nga Komisioni CEI për problemet sociale dhe punën, drejtësinë dhe paqen, Caritas Italiana, Aksioni Katolik, Pax Christi Italia, Lëvizja e Focolarinëve, Agesci, Acli, Libera me Kryedioqezën e Pesaros dhe Urbino-Urbani-Sant'Angelo në Vado. Përshëndetja e Bergoglios iu drejtua edhe pjesëmarrësve në manifestimin “Paqe në të gjitha trojet”, organizuar nga Bashkësia e Shën Egjidit në sheshe e vise të ndryshme.
Urimet më të mira
Urimet më të mira per Vitin e Ri. Falenderoj Presidentin e Republikës Italiane për kujtimin në mesazhin e tij drejtuar kombit italian dhe ia kthej me gjithë zemër, duke e siguruar për lutjet e mia. Gëzuar Vitin e Ri, zoti President!
Ky, urimi i Françeskut i cili, në përfundim, kujtoi se Papa Shën Pali VI dëshironte që dita e parë e vitit të bëhej Dita Botërore e Paqes. Ky vit karakterizohet, për shkak të jubileut, nga një temë e veçantë: ajo e faljes së borxheve. I pari që i fal borxhet është Zoti, siç ia kërkojmë gjithnjë kur i lutemi në "Ati ynë", duke kujtuar mëkatet tona dhe duke u përpjekur që, nga ana tjetër, t’i falim ata që na fyejnë. E Jubileu kërkon që këtë falje ta bëjmë në nivel shoqëror, që asnjë njeri, asnjë familje, asnjë popull të mos dërrmohet nga borxhi. Prandaj i inkurajoj ata që i qeverisin vendet me traditë të krishterë, të japin një shembull të mirë, duke i anuluar ose duke i ulur sa më shumë borxhet e vendeve më të varfra.
U uroj të gjithëve fillim të mbarë të vitit, me bekimin e Zotit dhe të Virgjërës Nënë. Ju lutem mos harroni ta thoni një uratë për mua. Drekën e mirë e mirupafshim!