Natë e qetë për Papën Françesku në Gemelli
R.SH. / Vatikan
“Nata ishte e qetë, Papa po pushon”. Kështu u njoftua mëngjesin e sotëm, 9 mars, nga Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë gjendja shëndetësore e Papës, që vijon të jetë i shtruar në Poliklinikën Gemelli, në Romë, që prej datës 14 shkurt.
Sonte do të thuhet rruzarja e katërmbëdhjetë për Papën, në Sheshin e Shën Pjetrit. Do t’i prijë kardinali José Tolentino de Mendonça, prefekt i Dikasterit për Kulturën dhe Arsimin.
Buletini i djeshëm
Mbrëmë Salla e Shtypit e Vatikanit njoftoi se "kushtet klinike të Atit të Shenjtë ditët e fundit mbetën të pandryshueshme ", me "përgjigje të mirë ndaj terapisë" dhe "përmirësim gradual, të lehtë". Në buletinin e shpërndarë për mediat, sqarohej se Papa Françesku "është gjithnjë pa ethe, se shkëmbimi i gazit i është përmirësuar" dhe "testet e analizat e gjakut janë të qëndrueshme". Megjithatë, “mjekët, për të regjistruar këto përmirësime fillestare, edhe gjatë ditëve në vijim, prognoza mbetet ende e rezervuar”.
Sot paradite, gjatë Meshës në Sheshin e Shën Pjetrit për Jubileun e Botës së Vullnetarizmit, Kardinali Michael Czerny lexoji predikimin e Papës, ndërsa lutja e Engjëllit të Zotit transmetohet si të dielave të mëparshme. Sot pasdite Papa Françesku do të ndjekë ushtrimet shpirtërore - të cilat fillojnë në Sallën Pali VI, në Vatikan - në bashkim shpirtëror me Kurien Romake.