Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Agitato assai - Adgio
Programe Podcast
Poliklinika romake Gemelli Poliklinika romake Gemelli

Papa ende në Gemelli, edhe sot, ndoqi në video Ushtrimet Shpirtërore

Salla e Shtypit e Vatikanit njofton gjendjen shëndetësore të Papës së shtruar në Poliklinikën Gemelli që prej datës 14 shkurt. Françesku vijon terapitë, duke përfshirë fizioterapinë e frymëmarrjes dhe atë të lëvizjes aktive. I informuar për përmbytjet në Argjentinë, shprehu afërsinë e tij me njerëzit e dëmtuar

R.SH. - Vatikan

“Papa e kaloi qetë natën e pushon”: këtë bëri të ditur sot në mëngjes Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë për shëndetin e Françeskut, i cili ndodhet i shtruar në Poliklinikën Gemelli që prej datës 14 shkurt.

Pasi u zgjua, Ati i Shenjtë vijoi terapitë, përfshirë fizioterapinë e frymëmarrjes dhe atë të lëvizjes aktive. Vijon edhe oksigjenimi me fluks të lartë, me kanula hundore. Papa ndoqi në video, i ulur në kolltuk, ushtrimet shpirtërore të Kuries Romake, të cilat nisën dje pasdite në Sallën Pali VI, duke u bashkuar kështu shpirtërisht me pjesëmarrësit. Njoftohet se duke nisur nga ora 17.00 e pasdites së sotme (10 mars) ushtrimet shpirtërore mund të ndiqen drejtpërdrejt në Vatikan News. Gjithashtu, ndryshon orari i Rruzares për shëndetin e Papës, që deri tani thuhej në Sheshin e Shën Pjetrit, në orën 21.00. Që sot, ajo do të thuhet rreth orës 18, në Sallën Pali VI.

Françesku u informua për përmbytjet në Argjentinë dhe shprehu afërsinë e tij me të prekurit.

Situata duket e qëndrueshme, por kuadri mjekësor i Atit të Shenjtë mbetet i ndërlikuar, prandaj, mjekët e mbajnë prognozën të rezervuar.

Dita e djeshme

Të dielën e parë të Kreshmëve, Papa mori pjesë në Meshë dhe ndoqi me video nga Gemelli ushtrimet shpirtërore të Kuries Romake, të cilat nisën dje pasdite, në Sallën Pali VI, drejtuar nga Atë Roberto Pasolini, predikatar i Shtëpisë Papnore.

Ndërkohë vazhdon terapia respiratore dhe motorike, fizioterapia, si dhe dieta e përshkruar nga mjekët. Situata është e qëndrueshme, me përmirësime të lehta dhe graduale, në një tablo që gjithsesi mbetet komplekse dhe i shtyn mjekët të ndjekin me maturi një prognozë të rezervuar.

Buletini i ri mjekësor pritet të dalë në mbrëmje.

10 mars 2025, 12:28
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031