Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
PASMBRËMËSORJA LATINISHT
Programe Podcast
Poliklinika romake Gemelli Poliklinika romake Gemelli

Natë e qetë për Papën në Gemelli

Njoftimet e reja për Papën, botuar sot në mëngjes, 12 mars, nga Salla e Shtypit e Vatikanit. Françesku, gjendja klinike e të cilit mbetet e qëndrueshme, me përmirësime të lehta brenda një kuadri kompleks, dje ndoqi Ushtrimet Shpirtërore të Kuries Romake në Sallën Pali VI përmes videolidhjes, iu kushtua lutjes dhe mori Eukaristinë. Vazhdoi edhe terapitë e oksigjenimin gjatë ditës.

R.SH. / Vatikan

“Papa kaloi një natë të qetë”. E komunikoi mëngjesin e sotëm, 12 mars, Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë, duke dhënë lajmet e ditës për shëndetin e Papës, i cili vijon të jetë i shtruar në Poliklinikën Gemelli, në Romë, që nga data 14 shkurt.

Njoftimet në buletinin e mëparshëm

Mbrëmë, lidhur me situatën klinike të Papës, Salla vatikanase e Shtypit shpjegoi se mjekët flasin për përmirësime të lehta brenda një kuadri që mbetet kompleks. Nuk u publikua asnjë buletin mjekësor për shkak të stabilitetit të situatës. Si në mëngjes, ashtu edhe pasdite, Papa Françesku ndoqi, në lidhje me Sallën e Palit VI, Ushtrimet Shpirtërore të Kuries Romake, duke iu kushtuar lutjes dhe meditimit, siç e kërkon koha dhe, për këtë arsye, nuk priti vizitorë. Mori edhe Kungimin.

Vazhdoi edhe terapitë e përshkruara si dhe oksigjenimin me flukse të larta me kanula në hundë. Sot, më 12 mars, priten informacione të mëtejshme nga mjekët të cilët, të hënën më 10 mars, e deklaruan jashtë rrezikut, duke rezervuar të drejtën për shqyrtimin e mëtejshëm të kuadrit klinik, ende të ndërlikuar. Teksti i katekizmit për publikun e gjerë nuk do të publikohet sot, pasi nuk është planifikuar për shkak të Ushtrimeve Shpirtërore.

12 mars 2025, 11:47
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031