Natë e qetë për Papën në Gemelli
R.SH. / Vatikan
“Nata kaloi e qetë”. Kjo u komunikua mëngjesin e sotëm, më 13 mars, nga zyra e shtypit e Selisë së Shenjtë, duke dhënë një informacion mbi gjendjen shëndetësore të Papës, i cili ndodhet i shtruar në Poliklinikën Gemelli në Romë që prej datës 14 shkurt. Sot në mbrëmje, me shumë gjasa nuk do të dalë buletini mjekësor, por Zyra e Shtypit, si gjithmonë, do të japë disa informacione të përgjithshme për gazetarët.
Buletini mjekësor i djeshëm
Dje, buletini mjekësor njoftonte se "kushtet klinike të Atit të Shenjtë, në kompleksitetin e pamjes së përgjithshme, është e pandryshuar. Rëntgeni i kraharorit, bërë të martën, konfirmoi radiologjikisht përmirësimet e regjistruara në ditët e mëparshme. Ati i Shenjtë vazhdon t'i nënshtrohet terapisë së oksigjenimit me fluks të lartë gjatë ditës dhe ajrimit mekanik joinvaziv pas pushimit të natës".
Dje paradite, Papa mori Eukaristinë, iu përkushtua lutjes dhe, më pas, fizioterapisë motorike. Pasdite, pasi u bashkua me Ushtrimet Shpirtërore të Kuries Romake, vazhdoi lutjen, pushimin dhe fizioterapinë e frymëmarrjes.
Lidhur me lajmet e publikuara dje për mundësinë e një udhëtimi të Papës në Nikea në muajin maj, Zyra e Shtypit e Vatikanit sqaroi se ky udhëtim është duke u studiuar por nuk është shpallur asnjëherë.