Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Adagio
Programe Podcast
 43 / 5.000 27.02.2025 VIZATIMET E FËMIJËVE TE SPITALI GEMELLI 43 / 5.000 27.02.2025 VIZATIMET E FËMIJËVE TE SPITALI GEMELLI

Një zinxhir lutjesh universale për Papën Françesku

Në të gjithë botën nismat e besimtarëve po shtohen për të shprehur afërsi dhe përzemërsi ndaj Papës së shtruar në spitalin Poliklinik “Gemelli” që prej datës 14 shkurt. Nga Italia në Spanjë, nga Mianmari në Argjentinë, meshë të shumta do të kremtohen edhe me 13 mars, në përvjetorin e zgjedhjes së Jorge Mario Bergoglios në fronin papnor.

R.SH. / Vatikan

Duke thënë Rruzaren e mbrëmjes nga Vatikani e deri në mbarë globin, besimtarët vazhdojnë të tregojnë afërsi të pandërprerë për Papën Françesku, shtruar në Poliklinikën Gemelli, në Romë, që prej datës 14 shkurt. Besimtarë të bashkuar në një “zinxhir universal lutjeje”, siç kujtoi mbrëmjen e djeshme, 10 mars, kryetari i Konferencës Ipeshkvnore Italiane (CEI), kardinali Matteo Maria Zuppi.

Afërsia e Argjentinës

Nisma të panumërta lutjesh po ndërmerren në shumë vise të botës dhe po shtohen në prag të 12-vjetorit të zgjedhjes së Jorge Mario Bergoglios në fronin papnor: më 13 mars, në kishën kombëtare të argjentinasve në Romë, kushtuar Zojës së Dhimbshme, në orën 19:00, do të kremtohet Mesha e falenderimit. Në Argjentinë, atdhe i Françeskut, me kërkesë të Konferencës Kombëtare Ipeshkvnore, gjatë kremtimeve Eukaristike të së enjtes do të kremtohet një lutje e veçantë për shërimin e shpejtë të Papës.

Dashuria e Mianmarit

Lutjet për shëndetin e Papës arrijnë edhe nga Mianmari: siç thotë ipeshkvi i dioqezës së Myitkyina, imzot John Mung-ngawn La Sam, anëtar i Misionarëve të Fesë, "çdo ditë në orën 17:00, familjet katolike mblidhen në shtëpitë e tyre për t'u lutur për Papën, të cilin e kanë në zemër. E shumë luten edhe në kampet për të ikurit nga viset e tyre". Dje, në Yangon, u kremtua Rruzarja në Katedralen e Shën Marisë. Kryepeshkvi vendas, Kardinali Charles Maung Bo i priu lutjes mariane nga dhoma, ku pati qëndruar Papa gjatë vizitës në Mianmar, në vitin 2017.

Lutje e dashuri në Spanjë e Rumani

Nisma afërsie po organizohen edhe në Spanjë: seksioni kombëtar i Fondacionit Papnor "Ndihmë për Kishën që Vuan", krijon, nëpërmjet faqes së tij të internetit, mundësinë për të thënë meshë kushtuar Ipeshkvit të Romës dhe për t’u lutur për shëndetin e tij, duke shpresuar se gjithkush mund të "kontribuojë për paqen dhe unitetin me Pasardhësin e Shën Pjetrit". Dashuria e lutjet vijnë edhe nga bashkësia rom i Blaj-t, të cilin Papa Françesku e pati takuar gjatë vizitës së tij në Rumani, më 2 qershor 2019. Të shtunën e kaluar, në veçanti, një çast lutjeje u kremtua në kishën e lagjes Lautaro,  e cila e pati pritur Papën gjashtë vjet më parë.

Kardinali Reina: "Një mendim i veçantë për Ipeshkvin tonë"

Ndërkaq, besimtarë nga shumë vende të botës mblidhen vazhdimisht para Poliklinikës Gemelli për të shprehur afërsinë e tyre me Françeskun. Ditët e fundit ishin të pranishëm disa shtegtarë nga Sllovakia, vend i vizituar nga Papa në vitin 2021, si dhe disa të rinj nga Terni, në Umbria. Natyrisht, nuk mund të mungojë as afërsia e Dioqezës së Romës: sot në mëngjes, Kardinali-Vikar Baldassare Reina, kryesoi Meshën në kapelën e Gemelli-t: “Lutja jonë i drejtohet Zotit për Atin e Shenjtë, që ai të ndihet i mbështetur nga të gjithë ne” - tha në predikim - "Me një mendim të veçantë për ipeshkvin tonë Papën Françesku", Reina kujtoi më pas se "shpirti i lutjes na jep shpresë e forcë, ngaqë na bën të ndjejmë se Zoti është gjithnjë përkrah nesh, gjithmonë i gatshëm të na dëgjojë".

Inkurajimi i fëmijëve

Më në fund, të dielën e ardhshme, më 16 mars, një delegacion fëmijësh, i shoqëruar nga prindërit dhe gjyshërit e tyre dhe nga Atë Enzo Fortunato, kryetar i Komitetit Papnor për Ditën Botërore të Fëmijëve, do të shkojnë në Poliklinikë për t'u lutur për Papën.

12 mars 2025, 12:07
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031