Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Novelletta n. 8
Programe Podcast
Pope Francis hospitalized in Rome

Papa mendon të duket të dielën, pas orës 12, për një bekim

Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë njofton se gjendja shëndetësore e Papës është e qëndrueshme: Françesku vazhdon terapitë dhe i kushtohet punës e lutjes

R.SH. - Vatikan

Papa dëshiron të duket nesër në Spitalin Gemelli, pak pas orës 12:00, për një përshëndetje e edhe për të dhënë bekimin. Teksti i Engjëllit do të publikohet si të dielave të mëparshme. Media e Vatikanit do të jetë e pranishme për xhirimet dhe publikimin e pamjeve. Kështu njoftoi sot, 22 mars, Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë.

Lajme të reja për shëndetin e Papës

Papa në Gemelli është më mirë, me përmirësime të vogla në aftësitë motorike dhe frymëmarrje. Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë, që e ndjek vazhdimisht gjendjen shëndetësore të Françeskut, kumton: situata mbetet e qëndrueshme, përdorimi i maskës gjatë natës është pezulluar, oksigjeni, reduktuar.

Edhe dje, 21 mars, Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë dha një njoftim për gjendjen shëndetësore të Françeskut, që mbetet e qëndrueshme, me disa përmirësime të vogla në sistemin e tij motorik dhe të frymëmarrjes. Ditët e Papës kaluan ndërmjet terapisë me ilaçe, fizioterapisë motorike respiratore dhe aktive, lutjes e ngapak edhe punës. Françesku nuk ka pritur asnjë vizitor. Natën nuk përdor më ajrosje mekanike me maskë, por oksigjenim me fluks të lartë me kanula hundore, ndërsa ditën, prurje të larta gjithnjë e më pak. Buletini i radhës mjekësore pritet jo më herët se të hënën.

Ndërkohë, ne vazhdojmë të lutemi për shëndetin e Atit Shenjt sonte, në Sheshin e Shën Pjetrit, në orën 19:30. Lutjes do t’i prijë Imzot Giordano Piccinotti, kryetar i Administratës së Trashëgimisë të Selisë Apostolike.

22 mars 2025, 12:48
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031