Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Allegro vivace
Programe Podcast
2023.12.25 Natale del Signore â   Benedizione Urbi et Orbi

Papa në Gemelli, në 12-vjetorin e fillimit të papnisë

Magjisteri i Papës Françesku ka vënë në qendër të reflektimit kishtar e shoqëror, në nivel ndërkombëtar, shumë tema të rëndësishme për botën e sotme si: përparësinë e Kishës për të varfrit, pasojat e ndryshimeve të klimës, rëndësinë e shpresës, humnerën ku çojnë logjikat e forcës dhe të mbizotërimit, përdorimin etik të teknologjisë e sidomos, çështjen e paqes me thirrjet e tij të shumta për t’u dhënë fund konflikteve

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku vijon të jetë i shtruar në Poliklinikën Gemelli të Romës, ku ndodhet që nga 14 shkurti. Aty i erdhën edhe urimet për 12-vjetorin e fillimit të papnisë. Kujtojmë se si sot, pikërisht më 19 mars 2013, Ati i Shenjtë filloi zyrtarisht misionin e tij në krye të Kishës Universale, pas zgjedhjes në fronin e Shën Pjetrit, më 13 mars të atij viti.

Magjisteri i Papës Françesku ka vënë në qendër të reflektimit kishtar e shoqëror, në nivel ndërkombëtar, shumë tema të rëndësishme për botën e sotme si: përparësinë e Kishës për të varfrit, pasojat e ndryshimeve të klimës, rëndësinë e shpresës, humnerën ku çojnë logjikat e forcës dhe të mbizotërimit, përdorimin etik të teknologjisë e sidomos, çështjen e paqes me thirrjet e tij të shumta për t’u dhënë fund konflikteve.  

Muajin e fundit i shtruar në spital, Ati i Shenjtë po lufton me sëmundjen, duke u përmirësuar vazhdimisht, siç njofton Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë. Duke i nënshkruar dokumentet prej dhomës në katin e dhjetë, Papa Françesku ka vazhduar t’u japë besimtarëve reflektimin e tij, në tekstet e audiencës së përgjithshme e të Engjëllit të Tënzot, publikuar të mërkurave e të dielave, por ka vazhduar edhe të ngrejë zërin kundër luftërave, duke bërë thirrje për paqen, sidomos në Ukrainë e në Tokën Shenjte.

19 mars 2025, 13:42
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031