Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Allegretto
Programe Podcast
Poliklinika romake Gemelli Poliklinika romake Gemelli

Papa në Gemelli, përmirësime të lehta dhe reduktim progresiv të oksigjenit

Zyra e shtypit e Selisë së Shenjtë njofton për gjendjen shëndetësore të Papës, i cili tregon përparim të lehtë nga pikëpamja respiratore ose motorike. Mbrëmë Françesku nuk përdori ajrimin mekanik. Situata mbetet e qëndrueshme në një kuadër kompleks. Nesër pritet buletini mjekësor

R.SH. / Vatikan

Natën e kaluar Papa Françeskut nuk iu desh të përdorte ajrimin mekanik. Ky është një nga lajmet që Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë u ka komunikuar gazetarëve për t'i informuar mbi gjendjen shëndetësore të Papës, i cili ndodhet i shtruar në Poliklinikën Gemelli që prej datës 14 shkurt.

Gjendja e Papës mbetet e qëndrueshme dhe përmirësime të lehta janë regjistruar në gjendjen e tij motorike dhe të frymëmarrjes. Mjekët po e pakësojnë gradualisht përdorimin e ventilimit mekanik gjatë natës dhe oksigjenimin me fluks të lartë gjatë ditës, duke vazhduar me dhënien e zakonshme të oksigjenit përmes kanulave të hundës. Mbrëmë, pra, Papa nuk përdori maskë: një lajm i mirë që duhet pritur me kujdes, nënvizon Zyra e Shtypit, sepse nuk do të thotë se nuk do ta përdorë në ditët në vijim. Në fakt, ajo që nevojitet është një reduktim progresiv dhe jo një ndërprerje përfundimtare.

Sa i përket aktiviteteve të ditës, Françesku iu nënshtrua terapisë farmakologjike, fizioterapisë motorike dhe respiratore, bëri disa punë dhe iu përkushtua lutjes. Vazhdon të ndjek një dietë të përshkruar nga mjekët që përfshin ushqime të ngurta.

Kuadri klinike mbetet kompleks në një situatë të qëndrueshme. Nesër, rreth orës 19, pritet një buletin mjekësor.

18 mars 2025, 19:27
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031