Papa në Gemelli, situata e qëndrueshme. Një tortë si dhuratë nga punonjësit shëndetësor
R.SH. / Vatikan
Një festë e vogël pasditen e sotme për Papën në Poliklinikën Gemelli ku ndodhet i shtruar që prej datës 14 shkurt. Siç është njoftuar nga Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë, personeli i kujdesit shëndetësor që ndihmon Françeskun organizoi një moment të shkurtër për Atin e Shenjtë për të festuar dymbëdhjetë vjetorin e papënisë së tij, duke i dhuruar një tortë.
Pasdite, Papa ndoqi Ushtrimet Shpirtërore për Kurien Romake nëpërmjet videolidhjes video me sallën Pali VI në Vatikan. Më pas rifilloi terapinë e frymëmarrjes. Vazhdon alternimi ndërmjet ajrimit mekanik joinvaziv gjatë natës dhe oksigjenimit me fluks të lartë me kanula hundore të përdorura gjatë ditës.
Situata klinike mbetet e pandryshuar në një kuadër kompleks. Nesër në mbrëmje pritet një buletin i ri mjekësor.