Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Allegretto
Programe Podcast
Papa Françeskut duke bekuar një fëmijë të palindur (VATICAN MEDIA Divisione Foto) Papa Françeskut duke bekuar një fëmijë të palindur (VATICAN MEDIA Divisione Foto)

Papa: shoqëria e drejtë nuk ndërtohet duke zhdukur kë nuk ka zë

Shën Terezëa e Kalkutës, kryetare shpirtërore e Lëvizjeve për jetën në botë!. Kështu, nga Poliklinika Gemelli, Papa Françesku në një mesazh dërguar Lëvizjes për jetën, duke e ftuar "të vërë bast për gratë, për aftësinë e tyre mikpritëse, bujarinë, guximin" sepse "foshnja e zënë përfaqëson çdo burrë dhe grua që nuk llogaritet".

R.SH. / Vatikan

Një rastësi e rëndësishme kremtohet sot në Bazilikën e Vatikanit: 50 vjetori i lindjes së Lëvizjes për jetën dhe Jubileu i botës së vullnetariatit. Të shumtë, pjesëmarrësit në shtegtimin e organizuar nga Lëvizja, me kalimin nga Porta Shenjte dhe me Meshën e kremtuar nga kardinali Pietro Parolin, Sekretar i Shtettit të Vatikanit. Me këtë rast Papa Françesku dërgoi një mesazh nga Poliklinika Gemelli, ku ndodhet i shtruar që prej datës 14 shkurt, datuar 5 mars dhe lexuar nga Sekretari i Shtetit. Papa kujton angazhimin e organizatës ndër vite, "në harmoni me Kishën" e “që po merret me një plan tjetër" duke vënë "dinjitetin e personit në qendër" e duke favorizuar "ata që janë më të dobëtit".

Foshnja e zënë përfaqëson, par excellence, çdo burrë dhe çdo grua që nuk llogaritet, që nuk ka zë. Të marrësh anën e tij, do të thotë të tregosh solidaritet me të gjithë të dëbuarit e botës. E shikimi i zemrës, që e njeh atë si një prej nesh, është leva që e vë në lëvizje këtë projekt.

Shërbim afërsie

Papa Françesku e njeh vlerën e shërbimit të ofruar nga Lëvizja Pro-Life-Për Jetën”, prodhimi i parë i së cilës ishte Qendra e Ndihmës për Jetën, e themeluar në Firence në vitin 1975" me nismën e Carlo Casini-t. Një shërbim i zgjeruar, më pas, nga Shelter Houses, shërbimet SOS Vita, Projekti Gemma dhe Djepat për jetën, karakterizuar nga stili i "afërsisë dhe ndihmës së nënave në vështirësi për shkak të shtatzënisë së vështirë ose të papritur", i kryer me "sinqeritet, dashuri dhe këmbëngulje, duke e lidhur të vërtetën ngusht me bamirësinë ndaj të gjithëve". Prej këndej, nxitja “për ta çuar përpara mbrojtjen sociale të amësisë dhe pranimin e jetës njerëzore në të gjitha fazat e saj”.

Rritet kultura e mbeturinave

Në një botë ku të rinjtë janë më të ndjeshëm ndaj kujdesit për krijimin – vëren Papa – përhapet çuditërisht kultura e mbeturinave. Për këtë arsye, t’i shërbesh jetës është e domosdoshme, “sidomos kur ajo është më e brishtë dhe më e pambrojtur; sepse është e shenjtë, e krijuar nga Zoti për një fat të madh e të bukur”.

Sepse një shoqëri e drejtë nuk ndërtohet duke eliminuar të palindurit e padëshiruar, të moshuarit jo më të pavarur ose të sëmurët e pashërueshëm.

Respektoni dinjitetin e njeriut

Një “po” për jetën, është “po” për qytetërimin e dashurisë, për risimin e shoqërisë civile, sepse në këtë mënyrë gratë mund të çlirohen nga kushtëzimi, që i shtyn të ndërpresin shtatzëninë.

E qartë për të gjithë se shoqëria sot është e ndërtuar sipas kategorive të pasjes, të bërjes, të prodhimit, të dukjes. Angazhimi juaj, në harmoni me atë të mbarë Kishës, tregon një projektim tjetër, i cili e vendos në qendër dinjitetin e njeriut dhe favorizon më të ligshtit.

Bast për gratë

Në mesazhin e Lëvizjes për Jetën, Papa Françesku na fton të “vëmë bast për gratë, për aftësinë e tyre të mikpritjes, për bujarinë dhe guximin”. E shpreson që Qendrat e Ndihmës së Jetës të bëhen pika referimi për ata që kërkojnë mbështetje nga e gjithë bashkësia civile dhe kishtare.

Ju falënderoj për faqet e shpresës dhe butësisë që ndihmoni për të shkruar në librin e historisë dhe që mbeten të pashlyeshme: ato japin dhe do të japin shumë fryte.

Në fund të tekstit, Papa Françesku jep bekimin e tij, duke ia besuar secilin Shën Terezës së Kalkutës, kryetares shpirtërore të Lëvizjeve për jetën në botë!

08 mars 2025, 12:51
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031