Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
RRUZARJA NË LATINISHT
Programe Podcast
2021.11.18 abusi su minori, abuso, tutela del minore

Papa: të mirëpriten viktimat e abuzimit dhe të tregohet kujdes për plagët e shpirtit

Në një mesazh dërguar pjesëmarrësve në asamblenë e përgjithshme të Komisionit Papnor për Mbrojtjen e të Miturve, Françesku kujton se parandalimi është premtimi dhe impenjimi për një ambient të sigurt për çdo fëmijë dhe çdo njeri të pambrojtur: "Parandalimi i abuzimeve nuk është ndonjë mbulesë për t'u shtrirë mbi emergjencat, por një nga themelet mbi të cilat mund të ndërtohen bashkësi besnike ndaj Ungjillit"

R.SH. – Vatikan

Një shërbim i çmuar, “oksigjen” për Kishat lokale dhe për bashkësitë rregulltare. Papa e përshkruan kështu punën e Komisionit Papnor për Mbrojtjen e të Miturve, i cili është mbledhur në asamblenë e tij të përgjithshme që nga dita e djeshme, 24 mars e, deri të premten. Në një mesazh të nënshkruar nga Poliklinika Gemelli, që mban datën 20 mars, Françesku shkruan se "ku ka siguri për një fëmijë, ose për një person të pambrojtur, aty shërbehet dhe nderohet Krishti".

“Parandalimi i abuzimeve nuk është ndonjë mbulesë për t'u shtrirë mbi emergjencat, por një nga themelet mbi të cilat mund të ndërtohen bashkësi besnike ndaj Ungjillit”, nënvizon Ati i Shenjtë.

Mjetet mbrojtëse

Françesku thekson më tej se puna e Komisionit nuk është thjesht të zbatojë protokollet, por të mendojë për masat mbrojtëse, pra, të parashikojë "një formim që edukon, një kontroll që parandalon, një lloj dëgjimi që rikthen dinjitetin".

“Kur zbatoni praktika parandaluese, edhe në bashkësitë më të largëta, shkruani një premtim: thoni se çdo fëmijë, çdo njeri i pambrojtur, do të gjejë një ambjent të sigurt në bashkësinë kishtare. Ky është motori i kthesës së plotë për ne”, vijon Papa.

Mëshira të ndihet nga brenda

Françesku kërkon tri gjëra kryesore: Komisioni të punojë së bashku me dikasteret e Kuries Romake; në sinergji me realitetet jashtë Kishës "që kujdesi për të miturit të bëhet gjuhë universale", por, sidomos, ai duhet të ofrojë mikpritje dhe kujdes për plagët e shpirtit të viktimave, në stilin e Samaritanit të Mirë.

“Dëgjoni me veshin e zemrës, në mënyrë që çdo dëshmi të mos kthehet në regjistra për t’u mbushur, por të gjejë mëshirën e thellë nga e cila të rilindë”, shkruan Ati i Shenjtë.

Rojtarë të dhimbjes

Papa kujton se në dhjetë vjet, rrjeti i sigurisë në Kishë është përhapur më shumë, prandaj e fton Komisionin Papnor për Mbrojtjen e të Miturve që "të jetë rojtar vigjilent ndërsa bota fle", që nuk bie në tundimin për ta arkivuar dhimbjen e viktimave dhe që angazhohet për ta shëruar atë. Së fundi, nxitja për të ecur me shpresë dhe përkushtim në rrugën e filluar.

25 mars 2025, 11:05
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031