Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
RRUZARJA NË LATINISHT
Programe Podcast
Papa para Zojës Mari Papa para Zojës Mari

Papa: Zoti e ndryshoi historinë, duke trokitur në Zemrën e Marisë

Homelia e Atit të Shenjtë Bergoglio para kremtimit të aktit të kushtimit Zemrës së Papërlyer të Marisë, me të cilin ia besoi Zojës njerëzimin, veçanërisht Ukrainën e Rusinë gjatë Liturgjia Pendestare, kremtuar më 25 mars 2022 në bazilikën e shën Pjetrit në kuadrin e nismës "24 orë për Zotin", promovuar nga Këshilli Papnor për Promovimin e Ungjillëzimit të Ri.

R.SH. - Vatikan

"Nga buzët e Marisë Virgjër doli fraza më e bukur që Engjëlli mund t'ia kthente Zotit: "U bëftë sipas fjalës sate". Zoja Bekuar nuk e pranoi nё mёnyrё pasive, por me njё dëshirё e gjallë i tha ‘po’ vullnetit tё Zotit, qё ka 'plane paqeje’ pёr njerëzimin mbarё. Kёshtu Maria na mёson si tё marrim pjesё edhe ne në planin e paqes botërore" e si "ta vëmë, prandaj, në plan të parë perspektivën e Zotit", tha Papa Françesku, mes tjerash, në predikimin e mbajtur gjatë liturgjisё pendestarë, pasditen e 25 marsit 2022 në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.

Në Ungjillin e solemnitetit të sotëm te Solemnitetit të Lajmërimit të Zotit nga Luka (Lk 1,26-38), Engjëlli Gabriel për tri herë rresht e merr fjalën e i drejtohet Virgjërës Mari.

Për herë të parë, duke e përshëndetur, i thotë: “Gëzohu, hirplote: Zoti është me ty”(Lk 1,28). Shkaku i gëzimit zbulohet me pak fjalë: Zoti është me ty. Vëlla, motër, sot mund t’i dëgjosh të njëjtat fjalë. Të drejtohen ty, secilit prej nesh; mund t’i bësh tuajat sa herë që kërkon ndjesën e Zotit, sepse atje Zoti të thotë: “Unë jam me ty”.

Për herë të dytë Engjëlli i flet Marisë. Asaj, ndërsa ishte e trazuar nga përshëndetja që mori, i thotë: “Mos ki frikë!”. Së pari, "Zoti është me ty", fjala e dytë, "mos ki frikë". Në Shkrimin Shenjt Zoti, kur i paraqitet njeriut, që e pret, dëshiron të shqiptojë pikërisht këto fjalë: “Mos ki frikë!”. Ia thotë këtë Abrahamit, ia përsërti Isakut, Jakobit, e kështu me radhë, deri te Jozefi e te Maria. “Mos ki frikë! Mos ki frikë!”. Në këtë botë na dërgon një mesazh të qartë e ngushëllues: sa herë që jeta i hapet Zotit, frika nuk mund ta mbajë më peng (sepse frika na mban peng).

Motër, vëlla, mos ki frikë! Zoti i njeh ligështitë tuaja. Ai është më i madh se gabimet tuaja. Zoti është më i madh se mëkatet tona: është shumë më i madh! Të kërkon vetëm një gjë: brishtësinë tënde, mjerimet tua mos i mbaj për vete,  dorëzoja Atij, e nga shkaqe rrënimi, do të shndërrohen në mundësi ringjalljeje. Mos druaj!”. Zoti na kërkon mëkatet tona... Më vjen ndërmend historia e një murgu në shkretëtirë, që ia kishte kushtuar gjithçka Zotit, gjithçka, e kishte një jetë me agjërim, pendesë, lutje... Zoti i kërkonte më shumë. "O Zot, të kam dhënë gjithçka!", thotë murgu. "Cfarë mungon?" "Më jep mëkatet e tua". Këtë na kërkon Zoti. Mos ki frikë.

Virgjëra Mari na shoqëron: edhe ajo vetë ia besoi turbullimin Zotit. Kishte arsye të plotë të turbullohej nga kumtimi i Engjëllit. I propozonte diçka të pamendueshme, që i tejkalonte tepër forcat e saj e që, e vetme, nuk do të mund ta bënte çka i kërkohej: do të haste shumë vështirësi, do t’i krijoheshin shumë probleme me ligjin e Moisiut, me vendin, me popullin e saj. Të gjitha këto janë vështirësi: mos ki frikë. Po Maria nuk  kundërshton. I mjafton ajo: “Mos ki frikë”! E qetëson  siguria, që i jep Zoti. Mbështetet në Të.

Zoja na mëson të nisemi te Zoti me besimin e plotë se gjithçka tjetër do të na jepet. Na fton të shkojmë tek burimi, të shkojmë tek Zoti, që është ilaçi kryesor kundër frikës e së keqes të të jetuarit. Na e kujton një frazë e bukur, e vendosur mbi njërën nga rrëfyestoret në Vatikan, që i drejtohet Zotit me këto fjalë: “Të largohesh nga ti, do të thotë të rrëzohesh; të kthehesh tek Ti, të ringjallesh; të rrish në Ty, do të thotë të jetosh” (krh. Shën Agostini, Soliloquium, 1,3). Të largohesh prej Teje do të thotë të biesh, të kthehesh tek Ti do të thotë të rilindësh, të rrish me Ty do të thotë të rezistosh.

Të kthehemi tek Zoti, të kthehemi tek ndjesa e tij.

Engjëlli i Zotit e merr fjalën për të tretën herë. Tani, i thotë Zojës Mari: “Shpirti Shenjt do të zbresë në ty” (Lk 1,35). "Zoti është me ty", "mos ki frikë", ndërsa fjala e tretë është “Shpirti Shenjt do të zbresë në ty”. Ja si ndërhyn Zoti në histori: duke dhuruar Shpirtin e vet. Sepse për gjithçka që është vërtet e rëndësishme, forcat tona njerëzore nuk mjaftojnë. Ne, të vetëm, nuk jemi në gjendje t’i zgjidhim kontradiktat e historisë e as ato të zemrës. Kemi nevojë për forcën e mençur dhe të butë të Hyjit, që është Shpirti Shenjt.

Kemi nevojë për Shpirtin e dashurisë, që e davarit urrejtjen, e shuan pakënaqësinë, e zhduk lakminë, na zgjon nga indiferenca. Për Shpirtin që na dhuron harmoninë, sepse Ai është harmoni. Kemi nevojë për dashurinë e Zotit, sepse dashuria jonë është e pasigurt dhe e pamjaftueshme.

Nga buzët e Marisë doli fraza më e bukur, që Engjëlli mund t’ia kthente Zotit: “Më ndodhtë siç the ti” (v. 38). Ai i Zojës nuk është pranim pasiv, ose nënshtrim, por dëshirë e gjallë për ta pranuar Zotin, i cili ka “plane për paqe e jo për mjerim” (Jer 29,11). Është pjesëmarrja më e ngushtë me planin e tij të paqes për botën. I kushtohemi Marisë, për të hyrë në këtë plan, për ta lëshuar veten plotësisht në duart e Zotit, sipas planeve të tij. 

25 mars 2025, 16:54
Prev
March 2025
SuMoTuWeThFrSa
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031     
Next
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930