Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Requiem in Re minore, per coro maschile e orchestra
Programe Podcast
2025.03.22 Foto presentazione "Viva la Poesia!"

"Rroftë poezia!" Libri i Papës Françesku paraqitet në Romë

Në një libër, mësim i Papës mbi artin poetik

R.SH. - Vatikan

Mjafton vetëm një vështrim në sallën e mrekullueshme me afreske të spitalit të lashtë kushtuar Shpirtit Shenjt, për të kuptuar se njeriu ka nevojë e etje për poezi. Një turmë shumë e madhe, dje, më 21 mars, mori pjesë në paraqitjen e librit Viva la Poesia!  - Rroftë Poezia (Botimet Ares, Milano 2025, 224 f., 18,50 euro), në të cilin Atë Antonio Spadaro, nënsekretar i Dikasterit për Kulturën dhe Arsimin si dhe kritik letrar, mblodhi shkrimet e Papës Françesku për artin poetik. Një libër që, siç vërehet nga drejtori i Osservatore Romano dhe moderatori i mbrëmjes, Andrea Monda, dallohet tashmë nga titulli, marrë nga një kirograf i Papës Françesku, drejtuar Atë Spadaros, i përmendur edhe në vëllim. Një titull që është “shpërthim” ose më mirë “pasthirrmë plot habi e shpresë”, thotë Monda. Në audiencë merrnin pjesë edhe disa rektorë universitetesh, si të donin t’i përgjigjeshin personalisht ftesës që bën Françesku në letrën e tij të shkurtër, drejtuar Atë Spadaros:

“Do të dëshiroja shumë që poezia të dilte në skenë në universitetet tona”.

Poezi, dritë në errësirë

Në një fjalim që gërsheton mençurinë e ngrohtësinë, kardinali Victor Manuel Fernández foli për vendin që zënë fjalët poetike në jetën e Papës: "E di se në disa çaste të vështira të jetës së Bergoglios, poezia ishte oazë,  dritë që ndizet në errësirë. E njëjta gjë më ndodhi edhe mua". Kështu pohoi, por në vijim saktësoi edhe se nuk është kullë fildishi: “Të mbështetesh te poezia nuk do të thotë të arratisesh, as të hysh në një botë paralele, do të thotë, përkundrazi, ta gjesh të njëjtën botë në një mënyrë më të thellë, ta rizbulosh me reflektime të tjera”.

Kardinali Víctor Manuel Fernández flet për "Rroftë Poezia!"

Arti poetik ka rol qendror në transmetimin e dijes, sepse “mendimi ka nevojë për poezi, për të mos çaluar” dhe “ka përmbajtje që mund të komunikohen vetëm në mënyrë poetike e kurrë pa poezi”. Duke folur për përvojën e Françeskut si mësues i letrave, kujtuar tashmë nga vetë Papa në letrën e tij drejtuar poetëve, Kardinali shpjegoi arsyet pse Papa beson kaq shumë në letërsinë:

"Poezia na mëson të dialogojmë me botët e tjera, t'i interpretojmë ato duke filluar nga lëkura dhe zemra, të mësojmë gjuhë të tjera, për të komunikuar".

Poezi, që mbështetet në realitet

"Ky libër më befasoi, sepse thotë atë që m'u deshën dekada për ta kuptuar poezinë", rrëfen Maria Grazia Calandrone,  poete dhe shkrimtare që jeton çdo ditë përvojën gjithëpërfshirëse të fjalës. "Papa Françesku flet për thelbin e poezisë. Duke cituar Bodlerin, ndalohet tek Korrespondencat, pra korrespondenca e një gjëje me një tjetër, sekreti i fundit i poezisë".

Maria Grazia Calandrone: Poezia është realitet

Calandrone u prek shumë nga materialiteti, nga ndjeshmëria e pranishme në këtë libër, e bindur se fjala poetike nuk mund të mos fillojë nga realiteti, sepse është "aftësia për të hyrë në molekulat e realitetit dhe rrjedhimisht pjesa e tij e padukshme". Shkrimtari hyn në dimensionin social, në bashkësitë që luftojnë së bashku dhe, për rrjedhojë, janë “bashkësi poetike”. Një aspekt tjetër që poeti e ndien si qendror në faqet e Françeskut, është paralajmërimi kundër rrezikut të dorëheqjes dhe si rrjedhim, afirmimi i guximit për të shpresuar. Në fjalimin e saj Calandrone kujton Danten, Giorgio Capronin dhe u ndalua tek ideja e nostalgjisë për të pathënën, që në krijimet e Papës, bëhet “e thënë”.

Nga intervista e parë, tre muaj pas zgjedhjes së Papës, Atë Spadaro pati ndjerë predikimin e Françeskut për poezinë. Në atë dialog themelor dëgjoi edhe metaforën e kishës si spital fushor, aq sa e paraqiti në Santo Spirito  librin poetik “Rroftë Poezia”, përvojë e veçantë për kuratorin.

"Ka një logos poetike që i jep formë mësimit të tij e që ky libër kërkon ta bëjë të kuptueshëm" - pohon Jezuiti - i cili nënvizon se Ati i Shenjtë ndjen, në këto çaste të ndërlikuara historike, nevojën për një gjuhë të re. E edhe kjo flet shumë për një nga prirjet e jashtëzakonshme të Françeskut, që interesohet jashtëzakonisht për fjalën poetike: e tregojnë citimet e shumta, të cilat vërtetojnë se Papa “jeton me poezinë”. Mjafton të kujtosh se citoi 17 poetë në Querida Amazonia...

22 mars 2025, 16:41
Prev
March 2025
SuMoTuWeThFrSa
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031     
Next
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930