Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Allegro vivace
Programe Podcast
Il Papa: 12 anni elezione, gli auguri della Diocesi di Roma

Urimet më të mira për Papën, bari i shpresës

Shumë shprehje afërsie, lutje që Papa të vazhdojë magjisterin e tij. Mbrërrijnë nga e gjithë bota urimet për 12-vjetorin e papnisë së Françeskut. Ati i Shenjtë e përjeton këtë ditë në Poliklinikën Gemelli, ku ndodhet i shtruar që nga 14 shkurti

R.SH. – Vatikan

Një valë dashurie e sinqertë dhe e thellë po derdhet mbi Papën Françeskun me rastin e 12-vjetorit të papnisë së tij, që kremtohet sot, 13 mars. Afërsi e madhe dhe veçanërisht e përzemërt, duke pasur parasysh shtrimin e tij në Poliklinikën Gemelli, ku po kryen "magjisterin e brishtësisë". Zëri i tij i dobët arriti edhe nga spitali romak në Sheshin e Shën Pjetrit, ku njerëzit mblidhen për të thënë Rruzaren e, ndoshta, ky detaj e shtoi lutjen për shëndetin e Atit të Shenjtë.

Atë Pasolini: Papa, dhuratë për Kishën dhe botën

Janë të shumta mesazhet e këtyre orëve. Nga Vatikani, predikatari i Shtëpisë Papnore, atë Roberto Pasolini, gjatë ushtrimeve shpirtërore në Sallën Pali VI, e përshëndeti “plot mirënjohje Atin e Shenjtë, në këtë ditë shumë të veçantë”. “Është përvjetori i dymbëdhjetë i zgjedhjes së tij”, vazhdoi ai, dhe “mund ta falënderojmë vërtet Hyjin, sepse dhurata e Papës Françesku për Kishën dhe për botën është e plotë. Zoti e ruajtë dhe e bekoftë gjithmonë”.

Kisha në Shqipëri

“Në emër të të gjithë ipeshkvijve të Shqipërisë dhe të të gjithë besimtarëve tanë, - shkruan ndërkaq, kreu i Konferencës Ipeshkvnore, imzot Gjergj Meta - Ju shpreh urimet më të përzemërta për zgjedhjen Tuaj, dymbëdhjetë vjet më parë.

Në këto vite, Ju, Atë i Shenjtë, e keni udhëhequr Kishën duke kaluar momente të vështira, por edhe të gëzueshme, pa e humbur asnjëherë shpirtin guximtar e këmbëngulës. Kemi parë te Ju dëshirën e fortë për një Kishë të vëmendshme ndaj periferive ekzistenciale dhe gjeografike të botës, siç dëshmohet nga vendet që Ju keni zgjedhur të vizitoni në këto vite, mes të cilave edhe Shqipërinë tonë. Për më tepër, zëri Juaj ishte një zë i fuqishëm për paqen dhe kundër luftës e armatimit. Keni promovuar në mënyrë të veçantë mbrojtjen e mjedisit dhe Vëllazërinë e Gjithmbarshme njerëzore. Së fundmi kemi marrë nga Ju dhuratën e Sinodit mbi sinodalitetin për një Kishë sinodale, misionare dhe të mëshirshme, duke na dorëzuar edhe Letrën Enciklike, sa të bukur aq edhe të thellë, “Dilexit nos”. Faleminderit Atë i Shenjtë!

Në këto ditë, i sprovuar nga sëmundja në spital, Ju na keni dhënë edhe një herë një dëshmi të fortë feje dhe qetësie në përballimin e vuajtjeve. Ju jemi mirënjohës! Çdo ditë ndjekim informacionet që vijnë nga Poliklinika “Gemelli” dhe Ju kemi kujtuar në lutje. Kemi besimin dhe shpresën e plotë se Zoti i jetës do t’Ju gjendet gjithmonë pranë, veçanërisht në këto momente, në mënyrë që Ju ta vazhdoni shërbimin Tuaj pjetrin, ashtu si Zotit i pëlqen.

Atë i Shenjtë, ne Jua premtojmë lutjen tonë dhe gjithashtu kërkojmë lutjen Tuaj për Kishën dhe popullin tonë në Shqipëri. Zoti Ju bekoftë dhe Nëna e Këshillit të Mirë, pajtore e Shqipërisë, Ju ruajt!”

Ipeshkvijtë argjentinas: të thirrur për të qenë shenja shprese

Italia dhe Argjentina: shtëpitë e Papës Françesku. Nga ipeshkvijtë italianë dhe nga vendi i Amerikës së Jugut vjen kërkesa për të kremtuar meshë falënderimi për 12-vjetorin e zgjedhjes së Papës Françesku dhe për shërimin e tij të shpejtë. Në mesazhin e tij, duke kujtuar fjalët e Papës në hapjen e Vitit të Shenjtë, kryetari i Konferencës Ipeshkvnore Argjentinase, imzot Marcelo Colombo, nënvizon se pikërisht në ato fjalë “vibron zemra e bariut, që na bën thirrje të jemi shenja shprese”. "Nëna jonë e Lujanit - përfundon nota - ndërmjetësoftë për Françeskun dhe na ndihmoftë të ngulmojmë në lutje, në bashkim vëllazëror".

Urimet që të vazhdojë misionin

Shërim të shpejtë për të vazhduar misionin e tij në shërbim të Kishës dhe të njerëzimit. Ky është urimi i Patriarkut të Jeruzalemit, kardinalit Pierbattista Pizzaballa. “Gjatë gjithë kësaj kohe, duke ndjekur gjurmët e Shën Françeskut të Asizit, na mësoi të duam Zotin dhe njerëzit, veçanërisht ata, që kanë më shumë nevojë”. Kështu shkruan edhe Konferenca Ipeshkvnore Polake, duke shprehur afërsinë e saj. “Edhe sot, Ati i Shenjtë, që mban bashkë me Krishtin kryqin e vuajtjes, ka nevojë për lutjet tona. Jemi të sigurt se, si Atë, Ju i ofroni vuajtjet për ne, bijtë dhe bijat e Kishës”.

Dëshmitar i lëshimit të plotë në duart e Krishtit

Urimet për shërim të shpejtë vijnë edhe nga Drejtoria e Muzeve të Vatikanit, ndërsa “La Civiltà Cattolica”, revista e jezuitëve, urdhrit të të cilëve i përket Papa Françesku, i ka kushtuar një numër të veçantë 12 viteve të papnisë së tij, me artikuj që shqyrtojnë mendimin dhe veprimin e tij baritor. Urime të përzemërta i vijnë Atit të Shenjtë edhe nga Sekretari i Shtetit Amerikan, Marco Rubio, i cili në një notë kujton impenjimin e përbashkët për "promovimin e paqes në mbarë botën, për promovimin e dialogut ndërfetar dhe për mbrojtjen e lirisë fetare". Lëvizja “Bashkim e Çlirim”, nga ana tjetër, siguron lutje për Papën dhe falënderon "për dëshminë prekëse të tij për lëshimin e plotë dhe të gëzueshëm në duart e Krishtit". “Në këto vite – lexohet në mesazhin e saj – e kemi provuar atësinë tuaj, që na ka mundësuar të vihemi për udhë për ta ndjekur gjithnjë e më vërtetësisht Jezu Krishtin”.

13 mars 2025, 15:47
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031