Tagle: koha e Krijimit na thёrret tё mbrojmë shtёpinё e pёrbashkёt

Në një video, prefekti i Kongregatës sё Vatikanit për Ungjillëzimin e Popujve publikon një mesazh në muajin kushtuar rritjes së ndërgjegjësimit për mbrojtjen e natyrës. Shumë shpesh, thotë Tagle, sillemi e veprojmë si tё ishin pronarë dhe harrojmë se jemi kujdestarë të natyrёs.

R.SH. - Vatikan

"Mbaj mend shumë mirë dhe kujtoj me gëzim e mirënjohje kremtimin e Kohës së Krijimit në dioqezat e mia, nё dioqezën e Imus dhe kryedioqezёn e Manilës". Kujtimi i kardinalit Luis Antonio Tagle përshkon vitet e fundit të misionit tё tij në Filipine dhe kremtimin gjatë asaj periudhe, që për të krishterët do të thotë ta pranosh Zotin në bukurinë e krijimit.

Kujdestarë, jo pronarë

Në një video të regjistruar përpara pozitivitetit nga Covid-19, prefekti i Kongregatës sё Vatikanit për Ungjillëzimin e Popujve dhe Presidenti i Karitas Internationalis, kardinalit Luis Antonio Tagle bën thirrje për t'u bashkuar "me Kishën universale në kremtimin e kohës sё Krijimit", qё filloi mё 1 shtator e pёrfundon tё dielёn e ardhshme më 4 tetor, ditёn e festёs sё Shën Françeskut tё Asizit. "Është një kohë liturgjike – shpjegon kardinali Tagle – pёr të kremtuar nё lutje dhe veçanërisht në Eukaristi mirësinë e Krijimit, shenjё e bujarisë dhe e dashurisë së Zotit. Është edhe një ftesë për të rizbuluar thirrjen e misionit tonë si rojtarё të Krijimit. Tepër shpesh bëhemi pronarë, veprojmë e sillemi si të ishin pronarë dhe harrojmë të jemi kujdestarë".

Një zë

Bёhet fjalë pёr njё kohë për t’u kremtuar  sё bashku nga tё krishterët  me "një zë të vetëm",  por nuk është kohё vetëm për të krishterët. "Ky është një kremtim - pohon kardinali Tagle - me një mesazh të qartë shoqёror dhe ekologjik", sepse, pohon qartë, mënyra me të cilën ne merremi me Krijimin, mënyra se si ne e trajtojmë natyrën, pasqyron "qëndrimin tonë ndaj jetës dhe ndaj qenieve njerëzore". Prandaj, përfundon Tagle, ta jetojmë këtё kohё "duke kremtuar ndërlidhjen ndёrmjet familjes sё Krijimit e familjes njerëzore, veçanërisht me të varfërit".

 

02 tetor 2020, 12:09