Pamje nga Muzetë e Vatikanit Pamje nga Muzetë e Vatikanit

Muzetë e Vatikanit rihapen më 3 maj

Prenotim i detyrueshëm, përpikmëri, maska dhe distancim. Kushdo që nuk respekton rregullat e sigurisë do të ftohet të dalë jashtë. Do të hapen sërish për vizitorët edhe Kopshtet e Vatikanit

R.SH. - Vatikan

Të ecet përpara, por me kujdes. Sipas dekretit të qeverisë italiane, të hënën e parë të majit, Muzetë e Vatikanit do të hapin sërish dyert, pas mbylljes së fundit për shkak të Covid-19, e treta që nga viti i kaluar. Kodi i sjelljes së vizitorëve është i qartë dhe i rreptë. Para së gjithash, duhet të prenotojnë përmes internetit, duke klikuar në faqen zyrtare, të cilën mund ta gjeni këtu: Muzetë e Vatikanit.

Kriteret e sigurisë, që duhen respektuar

Pas prenotimit të detyrueshëm, duhen respektuar tre hapa të mëtejshme: përpikmëria në orën e hyrjes, maskat dhe distancimi prej më se një metër. Normat dhe procedurat e reja për vizitat njoftohen gjithmonë në faqen zyrtare të internetit.

Paralajmërimi

Drejtoria e Muzeve të Vatikanit, përveç lajmit se do të hapen për vizitorët edhe Kopshtet e Vatikanit – gjithmonë, duke respektuar kriteret e sigurisë - paralajmëron se “mund të ftohen për të dalë jashtë Muzeve ata, që nuk do të ndjekin udhëzimet”, duke vënë kështu në rrezik shëndetin e të tjerëve.

09 prill 2021, 10:58