Vatikan: Parolin e Peña Parra pozitivë për Covid-19
R.SH. - Vatikan
Kardinali Pietro Parolin dhe imzot Edgar Peña Parra rezultuan pozitivë për Covid-19. Siç njofton Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë, Sekretari i Shtetit ka simptoma të lehta, ndërsa Zëvendësi nuk ka asnjë simptomë. Të dy hynë në izolim në banesën e tyre.
Kohët e fundit, Vatikani ka miratuar masa të reja kundër koronavirusit. Personeli që nuk ka green pass nuk mund të hyjë në vendin e punës. Normativa vlen edhe për bashkëpunëtorët e jashtëm, për personelin e firmave të jashtme, për vizitorët dhe të tjerët, që duan të hyjnë në territorin vatikanas. Përdorimi i maskës ffp2 është i detyrueshëm në të gjitha zyrat e ndërtesat.
Është fjala për rregulla të reja – nënvizon Dekreti i përgjithshëm, nënshkruar nga kardinali Parolin dhjetorin e kaluar – që synojnë përballimin e “gjendjes aktuale të emergjencës shëndetësore dhe i përgjigjen nevojës për të marrë masa të përshtatshme, që garantojnë zhvillimin e veprimtarive në siguri”.