Papa priti nё audiencë kryeministrin e Sllovakisë Heger
R.SH. - Vatikan
Ati i Shenjtë Françesku priti sot në audiencë, nё Vatikan, Shkëlqesinë e Tij Z. Eduard Heger, Kryeministër i Republikës së Sllovakisë, i cili më pas u takua me Shkëlqesinë e Tij Kardinalin Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit tё Vatikanit, shoqëruar nga Shkëlqesia e Tij Imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet.
Gjatë bisedimeve të përzemërta në Sekretarinë e Shtetit tё Selisё sё Shenjtё, pasi u kujtua Udhëtimi Apostolik i Papёs në Sllovaki shtatorin e kaluar, u vlerësuan marrëdhëniet e mira dypalëshe dhe roli i Kishës katolike në shoqëri.
Në vazhdim të bisedimeve u shqyrtua në detaje lufta në Ukrainë dhe ndikimi i saj në nivelin rajonal dhe ndërkombëtar, me njё vëmendje të veçantë ndaj situatën humanitare dhe pritjes sё refugjatëve të luftës.