Fillimi i misionit të përfaqësuesit të Selisë së Shenjtë pranë UNHCR
Më 14 qershor tё kaluar, kryeipeshkvi Imzot Fortunatus Nwachukwu u prit nga Filippo Grandi, Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët. Gjatë bisedimeve, përfaqësuesi papnor shprehu vlerësimin e Selisë së Shenjtë për bashkëpunimin e frytshëm me Komisionerin e Lartë (UNHCR), duke ripohuar angazhimin personal të Atit të Shenjtë për refugjatët dhe migrantët.
R.SH. – Vatikan

Komisioneri i Lartë nga ana e tij falënderoi për bashkëpunimin dhe nënvizoi rëndësinë e angazhimit të Papёs Françeskut, qё përfaqëson një burim frymëzimi në nivelin global. Grandi u ndal gjithashtu te sfidat aktuale për organizatën, veçanërisht në dritën e fluksit migrator që buron nga konflikti në Ukrainë.
27 qershor 2022, 17:49