Kërko

Czerny: nga udhëtimi i Papës në Kanada, ftesa për të ecur së bashku

Prefekti i Dikasterit për Shërbimin e Zhvillimit të Gjithanshëm Njerëzor kujton disa tipare dalluese të shtegtimit pendestar të Papës në vendin e Amerikës së Veriut

R. SH. - Vatikan

Kardinali Michael Czerny flet për shtegtimin e 37-të apostolik të Papës në Kanada. “Shtegtimi pendestar - shpjegon Kardinali, që shoqëronte Papën - kishte si moto “Ecim së bashku”. Ajo që më mbetet në kujtesë, është pikërisht përpjekja e bërë nga Ati i Shenjtë për të ecur së bashku. Sidomos, kur ka vështirësi në ecje.  Çastet më të forta ishin ato të dëgjimit, gjatë të cilave disa indigjenë të mbijetuar, 70, 80 vjeç, shkëmbyen gjeste dhe fjalë, me peshën e historisë. Për të përfunduar me Atynën, që një zonjë e moshuar indigjene e tha së bashku me Atin e Shenjtë.

Një aspekt tjetër - nënvizon Kardinali Czerny - ishte ai i çasteve të këngës dhe shprehjeve tipike indigjene, që luftuan për të hyrë në kulturën kanadeze. Tani, çdo herë, bëhet një hap më tej. Një hap përpara! Kjo është  shenjë e ecjes së bashku. Ngadalë. Për dekada. Për shekuj! Derisa të arrijmë në një kulturë të re, që i respekton më shumë të gjithë elementet origjinale. Kjo për mua është një flash i këtij shtegtimi pendestar, atje ku pritej pikërisht pendesa për ngjarje tragjike, të cilat lanë pas gjurmë gjaku! Por  që, me praninë e Papës, hapën edhe një rrugë të re…

30 korrik 2022, 13:48