Kërko

2022.09.16 Papa Francesco prega stamattina davanti la Salus Populi Romani a Santa Maria Maggiore 2022.09.16 Papa Francesco prega stamattina davanti la Salus Populi Romani a Santa Maria Maggiore

Pas Kazakistanit, Papa në Bazilikën e Zojës së Madhe për të falenderuar Shën Marinë

Sipas traditës, Papa Françesku, në kthimin e tij nga udhëtimi apostolik treditor në Kazakistan, shkoi sot në mëngjes për t'u lutur në Bazilikën e Santa Maria Maggiore (Zojёs Madhe) nё Romё e falënderuar Zotit

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku shkoi sot në Bazilikën e Zojës së Madhe në Romë, për ta falenderuar Shën Marinë për udhëtimin në Kazakitsna e për t’ia besuar asaj frytet, që mund të lindin nga ky shtegtim. Kёshtu,

Me rastin e kthimit të tij, mbrëmë, nga Udhëtimi Apostolik në Kazakistan, Papa Bergoglio shkoi sot herët në mëngjes në Bazilikën e Santa Maria Maggiore (Zojёs sё Mdhe) për t'u lutur përpara ikonës së Virgjëreshës Salus Populi Romani. Në fund tё lutjes u kthye në Vatikan.

Është tashmë një traditë e konsoliduar vizita e falënderimit te Virgjёra Maria që Papa Françesku bën në prag dhe pas çdo udhëtimi apostolik. Edhe për këtë vizitë të 38-të tre ditore në Kazakistan, Papa deshi të ripohonte mirënjohjen e tij ndaj Virgjërës Mari, siç bёjnё romakët me devocionin e tyre historik ndaj Zojёs sё Madhe qё njihet me ermin ‘Salus Populi Romani’, për frytet e këtij udhëtimi nё Nur-Sultan, të karakterizuar nga pjesëmarrja e Atit të Shenjtë në Kongresin e VII të liderëve të feve botërore dhe tradicionale, qё do të mund të prodhojë në të ardhmen.

Që nga fillimi i papnisё së tij në mars 2013, Ati i Shenjtё Françesku, para dhe pas çdo nisjeje jashtë Vatikanit, ndalet për disa minuta në lutje përpara ikonës sё Virgjrës Mari që ruhet në kapelën Borghese, aq të dashur për popullin e Romës. Deri mё tani numërohen mbi 90 vizita tё Papёs në Bazilikën Santa Maria Maggiore në kodrën Esquiline në Romë.

16 shtator 2022, 11:55