Afërsia e Papës me zëvendës-presidenten e Argjentinës: të mbizotërojë demokracia
R.SH. - Vatikan
Papa Bergoglio merr pjesë në ngjaren e hidhur të atentatit kundër zëvendës-presidentes së Argjentinës, Cristina Fernandez de Kirchner, duke i shprehur, përmes një telegrami, solidaritetin në këtë çast kaq delikat. Uron, në vijim, që “në Argjentinën e dashur të mbizotërojë gjithnjë harmonia shoqërore dhe respekti për vlerat demokratike, në kundërshtim me çdo dhunë e agesion”.
Një e shtënë e papritur, buzëmbrëmjes
Mbrëmë një burrë deshi të shtjerë mbi zëvendës-presidenten argjentinase, Cristina Fernandez de Kirchner. Nuk është akoma e qartë nëse nuk arriti ta shkrehë armën, apo plumbi nuk u nis nga gryka e pushkës, që mund të ketë pasur ndonjë difekt. Ishte ora 21.00 me orën vendase (2 pas mesnate me atë evropiane) kur në lagjen Recoleta, në Buenos Ajres, Zonja de Kirchner po kthehej në shtëpi nga gjykata, ku këto ditë po gjykohet për korrupsion.