Mons. Paul Richard Gallagher Mons. Paul Richard Gallagher

Vatikan: Imzot Gallagher në Algjeri për 50-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike

Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare Imzot Gallagher pёr vizitё sot më 25 dhe nesër më 26 tetor në nё Algjér , ku do të takohet me autoritetet civile e fetare dhe do të vizitojë vende të rëndësishme si Memoriali i Dëshmorëve të Luftës Çlirimtare dhe Manastiri Tibhirine i martirёve tё krishterё.

R.SH. - Vatikan

Sot, më 25 tetor, fillon në Algjeri vizita e Imzot Paul Richard Gallagher, Sekretarit tё Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare. Rasti është 50-vjetori i fillimit të marrëdhënieve diplomatike të Selisë së Shenjtë me vendin e Afrikës së Veriut.

Sipas programit, të publikuar nga faqja zyrtare e Sekretarisë së Shtetit tё Vatikanit @TerzaLoggia, takimi i parë i Imzot Gallagher sot është vizita në Monumentin e Martirëve në Algjer, do tё thotё te memoriali në pёrkujtim të viktimave gjatë luftës sё çlirimit tё vendit. Më pas Imzot Gallagher takohet me ministrin e Brendshëm, Brahim Merad dhe me ministrin për Çështje Fetare, Youcef Belmehdi.

Kryeipeshkvi Imzot Gallagher më pas do të takohet me rektorin e Xhamisë së Madhe tё Algjerit, Mohamed Mamoune El Kacimi El Hassini dhe do ta mbyllë ditën e parë të vizitës me një bashkёbisedim me Presidentin e Republikës algjeriane, Abdelmajid Tebboune.

Dita e nesërme, e mërkurë 26 tetor, do të hapet me një vizitë tё Imzot Gallagher në Manastirin Tibhirine, vendi i martirizimit të murgjve Trappist ndёrmjet vitit 1994 e 1996, tё cilёt u shpallen tё Lumё në vitin 2018 në Oran. Menjëherë më pas, Imzot Gallagher do të takohet me trupin diplomatik dhe autoritetet civile dhe, më pas, me Kishën lokale tё vendit. Në fund atё vizitёs dy ditore do të kthehet në Romë..

25 tetor 2022, 15:13