Kërko

Ukrainë Ukrainë

Kardinali Parolin: nuk mund të lihet Ukraina në errësirë e në të ftohtë

I intervistuar nga Tv2000, ndërsa merrte pjesë në përurimin e vitit akademik të Universitetit Europian, Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, konfirmoi impenjimin e Selisë së Shenjtë për paqen

R.SH. – Vatikan

Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, në një intervistë për televizionin katolik italian Tv2000, përsëriti gatishmërinë e Selisë së Shenjtë për të kontribuar në bisedimet, që mund t’i japin fund luftës në Ukrainë, megjithëse deri tani, diplomacia nuk ka dhënë ndonjë rezultat të dukshëm.

Gatishmëria e Papës

I intervistuar, ndërsa merrte pjesë në përurimin e vitit akademik të Universitetit Evropian në Romë, kardinali nënvizoi se “Selia e Shenjtë e ka pohuar që në fillim gatishmërianë e saj për këtë. Papa e ka përsëritur vazhdimisht dëshirën për ta ndalur luftën, por edhe është treguar i gatshëm për të krijuar kushtet dhe për të vënë në dispozicion ambientet, që kjo të ndodhë. Nuk kemi marrë asnjë përgjigje deri tani”.

Intervista e kardinalit Parolin

Tri vijat e veprimit të Selisë së Shenjtë

“Tri vijat në të cilat lëviz Selia e Shenjtë – shpjegoi Sekretari i Shtetit të Vatikanit – janë para së gjithash magjisteri i Papës me thirrjet e tij të vazhdueshme dhe të zjarrta për fundin e luftës; pastaj, është aspekti humanitar, pasi situata në Ukrainë po bëhet gjithnjë e më e paqëndrueshme, me popullsinë e mbetur në errësirë ​​dhe në të ftohtë, për shkak të bombardimeve kundër objekteve civile, diçka vërtet e paimagjinueshme; së fundi, është veprimi diplomatik, i cili për momentin nuk ka dhënë rezultate të mëdha”.

25 nëntor 2022, 13:11