Kërko

2020.05.12 Papa Francesco con medici e infermiere / infermieri in visita al Bambin Gesù ospedale pediatrico di Roma il 21.12.2013 - giornata mondiale degli infermiere / infermieri. 2020.05.12 Papa Francesco con medici e infermiere / infermieri in visita al Bambin Gesù ospedale pediatrico di Roma il 21.12.2013 - giornata mondiale degli infermiere / infermieri.

Papa specialistëve të sëmundjeve infektive, 'impuls për kërkime'

Papa shpreh "vlerësimin për ngjarjen e cila shqyrton ndikimin e fortë që ka pasur pandemia tek më të brishtët dhe më të cenuarit dhe tek ata që kanë vënë jetën e tyre në rrezik në kryerjen e punës së tyre profesionale" dhe uron që aktivitetet e kongresit "të mund të nxisin qasje gjithnjë e më autentike njerëzore ndaj kujdesit dhe mundësive të kurimit të sëmundjeve, duke respektuar integritetin e personit me historinë e jetës së tij”.

R.SH. - Vatikan

Promovimi i "zhvillimeve të rëndësishme në kërkimin shkencor për luftën kundër sëmundjeve infektive dhe emergjente, nëpërmjet shkëmbimit të njohurive shkencore e terapeutike": këtë uron Papa Françesku në një mesazh drejtuar Kongresit Kombëtar XXI të Shoqatës Italiane të Sëmundjeve Infektive e Tropikale (Simit), i cili u hap dje në Romë, e deri më 23 nëntor, me pjesëmarrjen e mbi një mijë specialistëve të sëmundjeve infektive.

Papa ka shprehur "vlerësimin për ngjarjen e cila shqyrton ndikimin e fortë që ka pasur pandemia tek më të brishtët dhe më të cenuarit dhe tek ata që kanë vënë jetën e tyre në rrezik në kryerjen e punës së tyre profesionale" dhe uroi që aktivitetet e kongresit "të mund të nxisin qasje gjithnjë e më autentike njerëzore ndaj kujdesit dhe mundësive të kurimit të sëmundjeve, duke respektuar integritetin e personit me historinë e jetës së tij”.

21 nëntor 2022, 12:11