Kërko

Benedetto XVI in visita a Pavia il 22 aprile 2007 Benedetto XVI in visita a Pavia il 22 aprile 2007

Lidhja e Ratzinger me Shën Augustinin: "Prijës për jetën time si teolog dhe bari"

Papa e takoi Atin e madh të Kishës gjatë periudhës së studimeve të para filozofike dhe teologjike. E u magjeps prej tij. Atij ia kushtoi tezën në teologji e prej tij u frymëzua enciklika e tij e parë "Deus caritas est". Benedikti XVI zgjodhi një simbol "Augustinian" në stemën papnore dhe, në kapelën e Mater Ecclesiae, ku i prehej trupi, ishte një shtatore e Ipeshkvit të Ipponës

R. SH. - Vatikan

Benedikti XVI dhe Shën Augustini. Mendimi dhe teologjia e pasardhësit të 264-të të Pjetrit janë përplot me mësimet dhe shkrimet e Atit të madh të Kishës, por Joseph Ratzinger edhe si student, e ndjeu veten shumë pranë personalitetit të Ipeshkvit të Ipponës. Kishte devocion të veçantë për këtë figurë dhe e ndjente shumë pranë, për ndikimin që kishte pasur në jetën e tij si teolog, prift dhe bari. E këtë e pohoi disa herë gjatë papnisë. Në të fundmin nga pesë katekizmat, që ia kushtoi - ndërmjet janarit dhe shkurtit 2008 - gjatë ciklit të audiencave të përgjithshme për Etërit e Kishës, përpara varrit të Shën Augustinit në Pavia, në prill të të njëjtin vit, dhe më parë akoma, ndërmjet studentëve të Seminarit të Madh Romak, më 17 shkurt 2007. Gjatë periudhës së studimeve të tij të para filozofike dhe teologjike, në gjysmën e dytë të viteve 1940, u tërhoq veçanërisht nga figura e Shën Augustinit dhe rrugëtimi i tij i trazuar shpirtëror, ndërmarrë për të besuar dhe për të kuptuar, e njëkohësisht, për të kuptuar dhe për të besuar, me pak fjalë, për ta bërë fenë të dialogojë me arsyen. Dialog që Ratzinger e çoi përpara dhe e zhvilloi gjatë gjithë jetës së tij.

Magjepsja e ipeshkvit të Iponës nga historia njerëzore

“Për mua ishte magjepsës humanizmi i madh i Shën Augustinit - u pati shpjeguar seminaristëve Benedikti XVI - nuk pati mundësinë të identifikohej me Kishën, sepse ishte katekumen që në fillim, por iu desh të luftonte shpirtërisht për të gjetur gradualisht hyrjen në Fjalën e Zotit, në jetën e Zotit, deri në pohimin e madh që i bëri Kishës së tij. Dhe është, veçanërisht, historia e jetës së filozofit të Tagastes që e preku thellë  Jozefin Ratzinger, "kjo udhë kaq njerëzore, në të cilën edhe sot mund të shohim sesi fillohet lidhja me Zotin, si duhet të merren seriozisht të gjitha rezistencat e natyrës sonë dhe si duhen kanalizuar më pas, të për të arritur te po-ja e madhe para Zotit. Kështu ma fitoi mendje e zemër teologjia e tij shumë personale, e zhvilluar mbi të gjitha në predikimin e tij” – pohonte vazhdimisht Papa Benedikti XVI.

03 janar 2023, 10:02