Papa Ratzinger do të varroset në Kriptën e Vatikanit, në varrin e Wojtylës
Afrohet ora e pushimit në varr: Papa Razinger do të varroset në varrin e Papës Gjon Pali II, i cili qe zhvarrosur, për t’u zhvendosur në Bazilikë, poshtë altarit, në Kapelën e Shën Sebastianit
R.SH. / Vatikan
Papa Ratzinger që më të gjallë pati shprehur dëshirën të varrosej në Kriptën Vatikanit, në varrin ku pati pushuar në paqe Gjon Pali II. Lajmin e dha zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni. Benedikti XVI pati folur që në vitin 2020 për vendin ku do të dëshironte të varrosej.
Ishte koha kur arkivoli me trupin e Papës Wojtyla zhvarrosej pas shenjtërimit të tij, gjatë një kremtimi tejet prekës, në praninë e një grupi të vogël njerëzish që, të mbledhur në Kriptë, morën pjesë në këtë ngjarje e që preknin me devocion të thellë arkivolin e Shenjtit. Trupi i Papës Wojtyla u rivarros në Bazilikë, poshtë altarit kushtuar Shën Sebastianit. Varri mbeti bosh, deri më sot!
02 janar 2023, 15:26