Ratzinger: Shën Pjetri tashmë është plot. Kremtimi funeralit paraprirë nga lutja e rruzares

Fluksi i besimtarëve është i pandërprerë që prej orës 7 të mëngjesit të sotëm, të cilët janë sistemuar në Sheshin e Vatikanit për t'i bërë nderimet e fundit Joseph Ratzinger. Kremtimi i varrimit të Benediktit XVI paraprihet në këtë moment nga lutja e rruzares. Arkivoli i Ratzinger u vendos para Bazilikës së Shën Pjetrit. Sipër arkivolit është vendosur Ungjill i hapur

R.SH. / Vatikan

Fluksi i besimtarëve është i pandërprerë që prej orës 7 të mëngjesit të sotëm, të cilët janë sistemuar në Sheshin e Vatikanit për t'i bërë nderimet e fundit Joseph Ratzinger. Një ngjarje e jashtëzakonshme, shenjë e prekshme e fesë në Krishtin.  Kremtimi i varrimit të Benediktit XVI paraprihet në këtë moment nga lutja e rruzares. Arkivoli i Ratzinger u vendos para Bazilikës së Shën Pjetrit. Sipër arkivolit është vendosur Ungjill i hapur. 

Dashuria e Krishtit qe forca dominuese e Atit tonë të Shenjtë; kush e ka parë të lutet, kush e ka dëgjuar të predikojë, e di. E kështu, falë kësaj rrënjosjeje të thellë në Krishtin mundi të bartë peshën, që shkon përtej forcave njerëzore: të bëhej bari i grigjës së Krishtit, i Kishës së tij universale.

05 janar 2023, 09:17