Muzetë e Vatikanit: fitorja mbi vdekjen
R.SH. / Vatikan
Të kumtosh Krishtin do të thotë të tregosh se të besosh në Të dhe ta ndjekësh nuk është vetëm gjë e vërtetë dhe e drejtë, por edhe e bukur. Zemra e Ungjillit është bukuria e dashurisë shëlbuese të Zotit, e shfaqur tek Jezu Krishti i vdekur dhe i ringjallur”. Frymëzuar nga këto fjalë të Françeskut, bashkëpunimi ndërmjet Muzeve të Vatikanit dhe Vatican News vazhdon për Pashkë, me kryeveprat e koleksioneve papnore, të shoqëruara nga fjalët e papëve.
Muzejtë e Vatikanit: fitorja mbi vdekjen
Mësues i Mëshirës. Krishti i ringjallur, 1370-75, tempera në dru, paneli anësor fragmentar i një triptiku, Pinacoteca Vaticana ©Musei Vaticani
Jezusi paraqitet në këmbë, mbi varrin bosh, simbol i fitores mbi vdekjen. Pas shpine, një grykë shkëmbore dhe natyra e harlisur me lule dhe fruta. Në dorën e djathtë i Ngjalluri mban një flamur kryqtarësh. Është i veshur me tunikë të bardhë e i mbështjellë me mantel blu, edhe ai me thekë ari. Në kraharor e në duar Shenjat e Mundimeve janë ende të dukshme!
“Jezus Krishti u ngjall! Dashuria e mundi urrejtjen, jeta e mposhti vdekjen, drita e dëboi errësirën! Nga dashuria për ne, Krishti u zhvesh nga lavdia e tij hyjnore; e zbrazi veten, mori pamjen e shërbëtorit dhe u përul deri në vdekje, vdekjen në kryq. Prandaj Ati e lartoi dhe e bëri Zot të gjithësisë. Jezusi është Zot! Me vdekjen dhe ringjalljen e tij, Jezusi u tregon të gjithëve rrugën drejt jetës, drejt lumturisë: kjo udhë është përvujtëria, që përfshin edhe poshtërimin. E është udha që të çon në lavdi. Vetëm kush përulet, mund të ngjitet drejt "lartësive", drejt Zotit. Krenari shikon "nga poshtë - lart", i pëvuajturi, "nga lart-poshtë".
(Papa Françesku – Mesazhi Urbi et Orbi për Pashkët 2015)
#bukuria na bashkon
instagram: @vaticanmuseums @vaticannews
facebook: @vaticannews