Himni i Ditës Botërore të Rinisë, Lisbonë 2023

Nga Himni, me katër strofa e po aq refrene, përkthyem lirisht në shqip vetëm dy strofat e para, me refrenin përkatës. Që të mund të kumbojë në festën e madhe rinore, edhe në të ëmblën gjuhën tonë!

R.SH. - Vatican News

"Há Pressa no Ar", himni i Ditës Botërore të Rinisë, Lisbonë 2023,  frymëzohet nga tema e takimit“Maria u ngrit dhe shkoi me nxitim» (Lk 1:39), domethënë, nga Virgjëra Mari dhe nxitimi i saj për të takuar kushërirën, Elizabetën, siç e tregon fragmenti biblik. Teksti i "Há Pressa no Ar" është krijim i João Paulo Vaz, meshtar: muzika, e Pedro Ferreira, profesor dhe muzikant, të dy nga dioqeza e Coimbras, në Portugalinë qendrore. Aranzhimet janë të muzikantit Carlos Garcia.

Tema e himnit të Ditës Botërore të Rinisë, Lisbonë 2023, u regjistrua në dy variante: në atë portugez dhe në variantin ndërkombëtar në pesë gjuhë (portugeze, angleze, spanjolle, frenge dhe italiane). Ndërsa këndojnë këtë himn, të rinjtë nga mbarë bota ftohen të ndjekin Marinë Virgjër, duke u vënë në dispozicion për shërbimin, misionin dhe shndërrimin e botës. Teksti ngjall gëzimin që buron nga takimi me Zotin. Nga Himni, me katër strofa e po aq refrene, përkthyem lirisht në shqip dy strofa me refrenin përkatës. Që të mund të kumbojë në festën e madhe rinore, edhe në gjuhën tonë!

HÁ Pressa no AR

(Edhe ajri nxiton!)

Varianti italian – përkthyer lirisht

Himni zyrtar i DBR-së së Lisbonës, 2023

Në këtë qytet, nga bota mbarë

Vrapojmë nëpër qiell e dhé,

me Zojën përsërisim "Po-në",

sipas planit të Zotit për ne!

Jezusit duam t'i japim jetën,

si bijtë e tij! E bijat e tija!

Me "Po"-në e Saj, është Nëna me ne!

Me  ne është vetë lumturia!

Kthesa:

 E zëri ynë do të lartohet,

Me krahët përpjetë, vrapojmë,

Me Jezusin nuk jemi kurrë vetëm

E duam gjithmonë t’i këndojmë!!

 

Ti që kërkon të kuptosh se kush je:

me të gjitha velat lundro gjithmonë!

Jemi bashkë e detin përshkojmë,

çdo mur kapërcen forca jonë:

e  dashuria është me ne,

mos qaj, hë! Këndoi jetës,

se edhe ti ke fe,

e je edhe ti, lajmëtar i së Vërtetës!

Kthesa:

 E zëri ynë do të lartohet,

Me krahët përpjetë, vrapojmë,

Me Jezusin nuk jemi kurrë vetëm

E duam gjithmonë t’i këndojmë!

 

31 korrik 2023, 09:44